Kërko

Vatican News
 Paraqitja e Mesharit të Ri të Konferencës Ipeshkvnore Italiane(Cei) Paraqitja e Mesharit të Ri të Konferencës Ipeshkvnore Italiane(Cei) 

Françesku: Meshari i ri i Konferencës ipeshkvnore italiane, në vijë me Koncilin

Kardinali Bassetti me një grup përfaqësuesish të Konferencës ipeshkvnore italiane (Kii) i paraqiti Papës botimin e ri të tekstit liturgjik, që do të zëvendësojë përfundmisht të sotmin, duke nisur nga e Diela e Pashkëve 2021.

R. SH. - Vatikan

Formë e re e lëndës së vjetër, me rrënjët në Koncilin II të Vatikanit, Meshari i ri  i Kii, të cilin Papa e  shfletoi sot paradite - i rrethuar nga kardinali Gualtiero Basetti, kryetar i ipeshkvijve italianë dhe grupi i punës, që e realizoi veprën - vinte nga larg e Françesku deshi t’i përshëndeste  mysafirët e tij, duke i pritur në audiencë.

Faqe tradite të gjallë

Sipas një komunikate të Konferencës ipeshkvnore italiane, Papa  Françesku  falënderoi për dhuratën, duke nënvizuar rëndësinë e punës së kryer dhe vazhdimin e udhës për zbatimin e Koncilit, ndërsa kardinali Bassetti kujtoi se Meshari i ri “nuk është thjesht mjet liturgjik! Në përkim me normën, ai ruan gjithë pasurinë e traditës së gjallë të Kishës e ribotimi i tij është mjet shumë i çmuar formimi  për gjithë të pagëzuarit”.

 Gjuhë, që përkon me të përditshmen e bashkësisë

Teksti, që famullitë mund ta përdorin menjëherë, por sidomos duke nisur nga Pashkët, më 4 prill 2021, u miratua “nga Episkopati dhe nga Kii. Papa e miratoi më 16 maj 2019. Një pjesë e mirë e teksteve përkon me ato, që gjinden edhe në botimin II të 1983-shit në gjuhën italiane.

Risia

Ndër risitë, nënvizojmë modifikimin e Atynës (“mos na lërë të biem në tundim”, bëhet “mos na braktis në tundim” a “mos na lësho dore në tundim”) ndërsa Kënga e Lavdisë “e paqe në tokë njerëzve vullnetmirë” - zëvendësohet me shprehjen: “Paqe në tokë njerëzve të dashur nga Zoti).   Meshari u botua nga Fondacioni i Feve Shën Françesku i Asizit dhe Shën Katerina nga Siena, në një format të vetëm e do të shpërndahet nga  Shtëpia Botuese e Vatikanit  në përfundim të shtatorit.

29 gusht 2020, 10:40