Kërko

Vatican News
 Papa në mes të meshtarëve dhe seminaristëve të Seminarit puliez Papa në mes të meshtarëve dhe seminaristëve të Seminarit puliez 

Dita Botërore e Thirrjeve: të thirrur për një “po” të vërtetë

Në Ditën e 57-të Botërore për thirrjet, që kremtohet në kulmin e koronavirusit, në mesazhin e shkruar për këtë rast, Papa Françesku nënvizon: “Të jesh profetik e plot me besim në Zotin. Kjo është përgjigjja që i japin të thirrurit një 'po-je', shqiptuar me forcë, edhe në çastet më të vështira!".

R. SH. - Vatikan

Në mes të pandemisë, në atmosferën e dhimbjes, të humbjeve e të tronditjes, që vijon të mbjellë koronavirusi, Kisha na fton sot të lutemi  për të gjithë ata, që duan t’i shërbejnë Zotit me besnikëri e dashuri. Kremtohet, pra, sot Dita e 57-të Botërore e lutjes për thirrjet. Ditë për të cilën Papa shkroi mesazhin me temë: “Fjalët e thirrjes”, që u bë i njohur më 8 marsin e kaluar .

Lutje për thirrjet, në mbarë botën

Dita kremtohet në mënyra të ndryshme, në vise të ndryshme të botës. Për shembull, në Portugali, ipeshkvi i Portos, imzot Manuel da Silva Rodrigues Linda, i ftoi të rinjtë të luten për “t’ua ngrohur zemrat” njerëzve që takojnë. Në Irlandë, imzot Alfonso Cullinan, ipeshkëv i Waterford e Lismore, ftoi për lutje që sa më shumë të rinj t’i përgjgjen me një “po” të vendosur thirrjes së Zotit. E vetë ipeshkvi u lut “Të rizgjohet në të gjitha zemrat dëshira për t’i shërbyer Zotit e për të shërbyer në Kishën e Tij”. Kështu edhe episkopati i Kolumbisë. Ndërsa Spanja ftoi për t’u lutur në shtëpi. e, në Gjermani, motoja e lutjes për thirrje të reja ishte: “Hidhi rrjetat tua!”.

Në provë, bashkim e afërsi

Janë katër, fjalët kyçe, që propozon Papa në mesazhin për këtë Ditë,   kujtuar në Letrën drejtuar meshtarëve vitin e kaluar, me rastin e 160 vjetorit të vdekjes së Famullitarit të Shenjtë të Arsit, Shën Gjon Vianejt: dhimbje, mirënjohje, guxim, lavdërim. Terma më aktuale se kurrë sot, kur po jetojmë emergjencën e një sëmundjeje, që vijon të trondisë botën. Pasqyrë  e ndjenjave të misionarëve, posaçërisht atyre saverianë, të thirrur për të shkuar në skajet më të harruara të botës, ku  humbën 20 sivëllezër vetëm në 40 ditë. Ditë, kur fjala më e përshtatshme për të forcuar thirrjen, është “Guxim! Zoti është me ne, edhe në kulmin e stuhisë!”.

03 maj 2020, 11:05