Kërko

Vatican News

“Pashkët janë drita, që dëboi errësirën e vdekjes”: mesazhi i imzot George Frendos

“Pse po qan?” e pyet Krishti Maria Madalenën, para varrit bosh. “Unë jam Ringjallja dhe Jeta”. Të shpresojmë e të besojmë në Krishtin, nënvizon kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, në Mesazhin e tij të Pashkëve 2020.

R.SH. - Vatikan

Megjithë gjendjen e vështirë, që po përjetojmë nga koronavirusi, nuk mund të shndërrohemi në profetë të mjerimit, sidomos për Pashkë. Në mesazhin e tij, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë- Durrësit, kujton telefonatën e një gruaje, që e kishte parë të bekonte rrugët e Tiranës, jashtë kishës bosh. Edhe Maria Madalena, reflekton imzot Frendo, e gjeti varrin e Mësuesit të saj të dashur bosh, por pikërisht aty dëgjoi Krishtin ta thërriste me emër e ta ftonte të mos kishte frikë. Prandaj, të mos shkurajohemi, thekson kryeipeshkvi. Por le të dëgjojmë mesazhin e plotë…

Dëgjo imzot George Frendo-n...
11 prill 2020, 12:30