Mbështetja e Kishës Katolike për protestat e studentëve në Shqipëri: dialog i vërtetë e i sinqertë
R.SH. - Vatikan
Dhjetori, me sa duket, është muaji i protestave studentore në Shqipëri. Ashtu si kur duhej të rrëzohej komunizmi, studentët u ngritën për të manifestuar kundër kushteve të këqia të jetesës në Qytetin e Studentit, por pastaj, edhe kundër atij regjimi, që u mësonte të paqena, duke i lënë jashtë botës; ashtu edhe kësaj radhe, ata ngrenë zërin kundër asaj politike, që gati po i lë pa arsimim. Kjo, për shkak të çmimeve të larta të universiteteve, por edhe për korrupsionin e gjerë, që i detyron të paguajnë nën dorë për të kaluar një provim.
Kisha Katolike i mbështeti që në fillim, siç shpjegon, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo. Kisha kërkon dialog të vërtetë e të sinqertë…