students-gather-to-protest-against-goverment--1544707727241.jpg

Mbështetja e Kishës Katolike për protestat e studentëve në Shqipëri: dialog i vërtetë e i sinqertë

Kisha Katolike i mbështeti që në fillim protestat studentore në Shqipëri, siç shpjegon, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo. Kisha kërkon dialog të vërtetë e të sinqertë…

R.SH. - Vatikan

Dhjetori, me sa duket, është muaji i protestave studentore në Shqipëri. Ashtu si kur duhej të rrëzohej komunizmi, studentët u ngritën për të manifestuar kundër kushteve të këqia të jetesës në Qytetin e Studentit, por pastaj, edhe kundër atij regjimi, që u mësonte të paqena, duke i lënë jashtë botës; ashtu edhe kësaj radhe, ata ngrenë zërin kundër asaj politike, që gati po i lë pa arsimim. Kjo, për shkak të çmimeve të larta të universiteteve, por edhe për korrupsionin e gjerë, që i detyron të paguajnë nën dorë për të kaluar një provim.

Kisha Katolike i mbështeti që në fillim, siç shpjegon, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo. Kisha kërkon dialog të vërtetë e të sinqertë…

Dëgjo mendimin e imzot George Frendos...

 

14 dhjetor 2018, 14:58