Kërko

AFGHANISTAN-CONFLICT-UN AFGHANISTAN-CONFLICT-UN

Afganistan: përparojnë talebanët, rrezikohet gjithnjë më shumë stabiliteti

Ndërsa ushtarët ndërkombëtarë tërhiqen nga Afganistani, talebanët vijojnë të fitojnë terren. Të premtën selia e Kombeve të Bashkuara në Herat, në perëndim të vendit, është shndërruar prej dy ditësh në terren ndeshjesh. Fulvio Scaglione: vendi rrezikohet të bëjë hapa mbrapa.

R.SH. - Vatikan

Sipas njoftimit të Unama, misionit të OKB-së në vend, një sulm me raketa  dhe armë zjarri në zyrat e OKB-së, në Herat, shkaktoi vdekjen e një polici afgan dhe plagosjen e disa zyrtarëve. Padia vjen nga Unama, misioni i OKB-së në vend, që akuzoi “elementet antiqeveritare”. Sipas njoftimeve të agjencisë,  të akuzuarit e pranuan autorësinë e sulmit, duke përjashtuar faktin se kishin marrë në shënjestër OKB-në. Kombet e Bashkuara dhe Nato e dënuan këtë  ngjarje. “Autorët duhen identifikuar, për të dhënë llogari” ,  deklaroi Deborah Lyeons, përfaqësuese e posaçme  e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Sulmi nisi ndërsa vijonin prej dy ditësh luftimet në jug të Herat, ndërmjet talebanëve dhe forcave të sigurimit kombëtar.

Kontrolli i territorit

Situata në Afganistan vijon të keqësohet, komenton Fulvio Scaglione. Specialisti i politikës ndërkombëtare vë në dukje se aksionet e talebanëve vijojnë të bëhen gjithnjë më të shpeshta, duke nisur nga marrëveshja për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe të huaja, në një kohë kur shumë zona janë jashtë kontrollit të qeverisë. Sulmi është i shpeshtë, i mirëorganizuar, perspektiva tregon se talebanët së shpejti do ta rimarrin kontrollin e plotë”.

Për Scaglione-n,  ka shumë rrezik që Afganistani të rikthehet në situatën e viteve ’80, në atë luftë civile, që pati si pasojë shkatërrime të mëdha  e  ua shtroi talebanëve udhën drejt pushtetit.

02 gusht 2021, 16:28