Afganistan: përparojnë talebanët, rrezikohet gjithnjë më shumë stabiliteti
R.SH. - Vatikan
Sipas njoftimit të Unama, misionit të OKB-së në vend, një sulm me raketa dhe armë zjarri në zyrat e OKB-së, në Herat, shkaktoi vdekjen e një polici afgan dhe plagosjen e disa zyrtarëve. Padia vjen nga Unama, misioni i OKB-së në vend, që akuzoi “elementet antiqeveritare”. Sipas njoftimeve të agjencisë, të akuzuarit e pranuan autorësinë e sulmit, duke përjashtuar faktin se kishin marrë në shënjestër OKB-në. Kombet e Bashkuara dhe Nato e dënuan këtë ngjarje. “Autorët duhen identifikuar, për të dhënë llogari” , deklaroi Deborah Lyeons, përfaqësuese e posaçme e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Sulmi nisi ndërsa vijonin prej dy ditësh luftimet në jug të Herat, ndërmjet talebanëve dhe forcave të sigurimit kombëtar.
Kontrolli i territorit
Situata në Afganistan vijon të keqësohet, komenton Fulvio Scaglione. Specialisti i politikës ndërkombëtare vë në dukje se aksionet e talebanëve vijojnë të bëhen gjithnjë më të shpeshta, duke nisur nga marrëveshja për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe të huaja, në një kohë kur shumë zona janë jashtë kontrollit të qeverisë. Sulmi është i shpeshtë, i mirëorganizuar, perspektiva tregon se talebanët së shpejti do ta rimarrin kontrollin e plotë”.
Për Scaglione-n, ka shumë rrezik që Afganistani të rikthehet në situatën e viteve ’80, në atë luftë civile, që pati si pasojë shkatërrime të mëdha e ua shtroi talebanëve udhën drejt pushtetit.