Kërko

Rimpatrio bimbi albanesi dalla Siria, 2020.10.29 Rimpatrio bimbi albanesi dalla Siria, 2020.10.29 

Siri: riatdhesohen fëmijë shiptarë, bij të ish-xhihadistëve

Vijon me sukses angazhimi i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq për t’i rikthyer në vendet e tyre fëmijët, që jetojnë akoma në kampin e refugjatëve të al-Hol. Pikërisht aty janë burgosur mijëra familje të ish forein-fighters. Fëmijët e riatdhesuar deri tani, po i kapërcejnë shumë shpejt traumat e luftës.

R.SH. - Vatikan

Më se njëqind mijë njerëz jetojnë në kampet e refugjatëve në Veri të Sirisë. Gjashtëdhjetë mijë, vetëm në kampin e al-Hot, në Hasaka, nën kujdesin e forcave arabo-turke. Në këtë strukturë mbahen posaçërisht  familjet e ish-luftëtarve të Shtetit të vetëshpallur Islamik. Ndërmjet tyre,  rreth njëzet e tetë mijë fëmijë, ardhur nga më se 60 vende të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave, perëndimore.

Paqartësia e kuadrit juridik

Sipas studimit të një grupi studiuesish belgë - botuar të mërkurën e kaluar, Franca është vendi i parë, që interesohet për atë vend, sepse  aty ka 150-200 qytetarë të saj të rritur e 200-250 fëmijë. Pasojnë Gjermania, Vendet e Ulëta, Suedia, Belgjika e Mbretëria e Bashkuar. Pasaktësia e kuadrit juridik ndërkombëtar dhe heshtja e shumë qeverive, kur flitet për rikthimin e qytetarëve të vet pjesëmarrës në konflikitin sirian, është shkaku kryesor  për vijimin e burgosjes në kampet e largëta.

Gjendja e katër fëmijëve shqiptarë

Në këtë kuadër, Federata e Kryqit të Kuq ndërkombëtar  dhe Gjysëm Hëna e Kuqe siriane(Sarc), realizuan me sukses një projekt riatdhesimi të një familjeje, ardhur në  kampin e al-Hol. Është fjala për katër fëmijë shqiptarë dhe nënës së tyre, që u rikthyen në vendlindje të hënën e kaluar, pasi kaluan nëpër Damask, më pas në Bierut e në Liban. Kthimi u realizua në koordinim me qeverinë shqiptare. Kryemnistri Edi Rama, që shkoi vetë në Beirut, foli për një “operacion të ndërlikuar”, që donte një vit përpjekje.

Rasti Alvinit

Një vit më parë, një fëmijë tjetër me origjinë shqiptare, Alvini, i bllokuar në kampim al-Hol, u nis në shtëpinë e familjarëve, që banojnë në Itali. Kjo, udha që po ndiqet për çdo rast, duke nisur nga subjekjet më të ligështa.

Tomasso Della Longa, i  (IFRC):  të  angazhohen të gjitha palët

Tomasso Della Longa, zëdhënës i Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, thekson: “Falë rolit tonë asnjanës  kemi aftësinë të dialogojmë me të gjitha palët e interesuara, si me autoritetet e kampit, me qeverinë e Damaskut e edhe atë të Libanit e të Shqipërisë. Është proces, që nuk mund të realizohet, pa dialog të gjithanshëm”.

30 tetor 2020, 16:54