Siri: riatdhesohen fëmijë shiptarë, bij të ish-xhihadistëve
R.SH. - Vatikan
Më se njëqind mijë njerëz jetojnë në kampet e refugjatëve në Veri të Sirisë. Gjashtëdhjetë mijë, vetëm në kampin e al-Hot, në Hasaka, nën kujdesin e forcave arabo-turke. Në këtë strukturë mbahen posaçërisht familjet e ish-luftëtarve të Shtetit të vetëshpallur Islamik. Ndërmjet tyre, rreth njëzet e tetë mijë fëmijë, ardhur nga më se 60 vende të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave, perëndimore.
Paqartësia e kuadrit juridik
Sipas studimit të një grupi studiuesish belgë - botuar të mërkurën e kaluar, Franca është vendi i parë, që interesohet për atë vend, sepse aty ka 150-200 qytetarë të saj të rritur e 200-250 fëmijë. Pasojnë Gjermania, Vendet e Ulëta, Suedia, Belgjika e Mbretëria e Bashkuar. Pasaktësia e kuadrit juridik ndërkombëtar dhe heshtja e shumë qeverive, kur flitet për rikthimin e qytetarëve të vet pjesëmarrës në konflikitin sirian, është shkaku kryesor për vijimin e burgosjes në kampet e largëta.
Gjendja e katër fëmijëve shqiptarë
Në këtë kuadër, Federata e Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Gjysëm Hëna e Kuqe siriane(Sarc), realizuan me sukses një projekt riatdhesimi të një familjeje, ardhur në kampin e al-Hol. Është fjala për katër fëmijë shqiptarë dhe nënës së tyre, që u rikthyen në vendlindje të hënën e kaluar, pasi kaluan nëpër Damask, më pas në Bierut e në Liban. Kthimi u realizua në koordinim me qeverinë shqiptare. Kryemnistri Edi Rama, që shkoi vetë në Beirut, foli për një “operacion të ndërlikuar”, që donte një vit përpjekje.
Rasti Alvinit
Një vit më parë, një fëmijë tjetër me origjinë shqiptare, Alvini, i bllokuar në kampim al-Hol, u nis në shtëpinë e familjarëve, që banojnë në Itali. Kjo, udha që po ndiqet për çdo rast, duke nisur nga subjekjet më të ligështa.
Tomasso Della Longa, i (IFRC): të angazhohen të gjitha palët
Tomasso Della Longa, zëdhënës i Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, thekson: “Falë rolit tonë asnjanës kemi aftësinë të dialogojmë me të gjitha palët e interesuara, si me autoritetet e kampit, me qeverinë e Damaskut e edhe atë të Libanit e të Shqipërisë. Është proces, që nuk mund të realizohet, pa dialog të gjithanshëm”.