Kërko

Vatican News
Cremona, vandalizzata e abbattuta la statua del Cristo del Po Cremona, vandalizzata e abbattuta la statua del Cristo del Po 

“Je bir i Zotit…”. Letra e ipeshkvit të Kremonës, shkatërruesit të shtatores së Krishtit

Thyhet shtatorja e Krishtit në Kremona. Dyshohet për një rit satanik. Letra e ipeshkvit të Kremonës, shkatërruesit të shtatores së Krishtit: “Je bir i Zotit…”.

R.SH. - Vatikan

Lind dyshimi për një rit satanik, pas fyerjes së shtatores së Krishtit, rrëzuar natën ndërmjet të enjtes e të premtes së kaluar në shëtitoren rrëzë lumit Po, në Cremona (Kremonë) të Italisë. Pusulla, brenda një zarfi të flakur pranë skulpturës prej druri,  rrëzuar përdhe, të shtyn të mendosh për këtë pistë, ndonëse është e vështirë ta gjesh autorin, sepse aty pranë nuk ka telekamera. Episodi preku shumë njerëz (aq më tepër sepse skulptura qe vendosur e qe bekuar  ditën e kulmit të gushtit)

Letra e imzot Napolionit
I tronditur nga kjo ngjarje kaq e papritur, Imzot Antonio Napolioni, i sapo shëruar nga Coronavirusi, vendosi t’u drejtonte një letër të hapur autorit a autorëve të gjestit, duke i siguruar se Zoti i fal, edhe pse kryen një vepër kaq të shëmtuar.

Ja teksti i Letrës

“Ai dha jetën për ty,
kushdo qofsh:
i zemëruar, i padijshëm,
i zhgënjyer, i shthurur,
i dehur, kapadai, i çmendur…
je si je, je vëllai im!
Je bir i Zotit,
e jo ai armik, si nënshkrove!
“Armiku” nuk  mund të të lindë
sepse nuk e do jetën,
nuk e jeton dashurinë,
nuk e pranon faljen…
Po Ati të do përgjithmonë!
Prandaj i Biri nuk ulet kurrë nga ai kryq,
i vënë nën thembër shpeshherë në historinë njerëzore,
të cilën  e rilindi, e shpëtoi.
Biri i tij Jezus,
që jeton edhe në ty.
të fal e të përqafon,
po të duash.
Kjo është liria e vërtetë
që të bën të denjë
për stimën e të gjithëve,
edhe të atyre që i gandove
e i sfidove
në besnikërinë e tyre ndaj Krishtit
gjithnjë  mëshirplotë.
Lutem për ty,
e të pres, në daç
për një përqafim paqeje!

Antoni, ipeshkëv.

05 shtator 2020, 12:34