Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Annunciazione Annunciazione 

Atë Gjergj Fishta: Êmni i Zojës

5 Na e dijm, o Zojë, se veç e Hyj’i lumnueshem/ E mbajti atë besë qi e dhae ti n’brohorí,/ Njai qi t’a msoi: per ne fort i madhnueshem / Âsht êmni i yt, Marí.

R.SH. - Vatikan

1 Nuk dij se cillës termale ‘i ditë tue shkue
E nji landtari njitej vasha e lume,
Njitej pa kênë kundrue ke trolli i gzue
I njaj shtatxânmje s’motnueme.

E, mbasi u fal me atê, e cila e priti
Me shum njerzí, tue dhanun lavde Zotit:
Mue kanë me m’quejtun t’lume, brohoriti
Fiset e dheut gjatë motit.

3 Deh! se n’ç’ qetsí kto fjalë koha madhshtore
T’i ndiejte atë herë i kishte vû prej serit!
kshill i ynë i ngathët! Oh e rrejshme p’rore
Mende shqyrtuese e nierit.

4 Na dishmitarë qi mbasandej mbi dhé
Krejt ndodhi puna mbas fjalës s’ate s’lume;
Na ruejtë shelbimit, n’shkollë t’hyjnueshme lé
T’ t’vertetavet t’amshueme,

Na e dijm, o Zojë, se veç e Hyj’i lumnueshem
E mbajti atë besë qi e dhae ti n’brohorí,
Njai qi t’a msoi: per ne fort i madhnueshem 
Âsht êmni i yt, Marí.

Per né Nana e Zotit don me thânë njaj êmen 
T’falemi, o e lume: ‘ i êmen qi t’i gjajë
I cilli burrë e pat ja e cilla fêmen,
Ja qi per ngjet t’i a mbajë?

T’falemi, o e lume: t’cillat mote t’ngrata 
S’e ndien atê êmen tue e permendun valle?
Kur kjé qi at’êmen djalit s’i a msoi tata?
T’cilla termale e zalle

8 Tue e thirrë s’e ndien? Jo veç se bota e vjeter 
Bán kishat t’ua me madhní ndertue,
Por e Kolombit, edhe, bota tjeter 
Ushqen t’devoçemt t’ue.

9 Pertej sa dete, e m’t’ cillat djerre kputet 
Nji lule e eger e aq e irnueme bojet
T’lterit t’and, me uzdajë gjithkush kû lutet,
Qi mos t’i njohe trojet?

10 O Zoj, o Virgjin, o Shêjtneshë unjí,
Se ç’êmna t’bukur gjuha e robit t’ruen!
Mâ se ‘i fis n’zâ per armë e per lumní
Pajtore, o Zojë, ty t’quen

11 Ty kúr t’agojë, e n’mbramjet prej prendimit,
E kúr t’jét dita n’gjysët, edhe m’atë herë
Kumbonët t’pershndeten, çetët tue thirrë t’kshtenimit 
Me t’dhanun lavd e nderë. 

12 Nder friga t’mnershme, t’cillat ia qet nata,
T’ permendë ty fmija; tuj u dridhë detari,
Thellimi kur luron e bjen shtergata,
Kah Ti prirë syt, qyqari.

13 N’atë gjí t’andin, t’lumnueshmin, o Zojë, grueja 
Lott e perbuzun i riton, e shkreta,
Edhe i ankon, o e lume, nder kambë t’ueja
T’gjitha fshâmet e veta:

14 Ankohet Ty, qi t’lutnat ndien e ankimet,
Jo porsi i ndien ky sheklli i ynë i zí,
E dhimben e t’pushtedshmit s’dán prej dhimbet 
T’t’ligshtit qi fshân n’vobsí.

15 Ti vetë, dikúr, o e lume, pate kjá:
As kurr njai váj nuk ka per t’u harrue:
Ené perflitet sot me sot: e prá 
Kaq mot m’tâ ka kalue.

16 Per ditë ene prflitet e lotohet
Gjithkah: per gzime qi ké pasë mbi dhé
Tash edhe bota rrokull me ty gzohet,
Si t’ishte ‘i punë e ré.

17 Kaq duhej t’u levdote Nana e t’Lumit
Edhe m’kto zaje t’ona posë gjith robit;
Kaq Zoti desht me e vû mbi gjith t’naltuemit 
Ketë vajzë lé n’fis t’Jakobit. 

18 O ju Evrej, o t’namun posë gjithkuej,
t’shtypnit ju njaj mnije s’gjatë mizore,
A nuk ka dalë ajo prej fisit t’uej
Qi na e nderojm n’therore?

19 A s’âsht dere s’Davidit? Ke ajo menden 
Profetët e patne n’letra, kúr t’amshueme 
T’artat shêje t’njaj Virgjine permenden 
T’ngrehna m’mbretní t’shemtueme.

20 Deh! herë ka’ Ajo seicilli jush le t’siellet,
Qi Ajo t’u pshtojë, qi t’vett s’i djerrë n’ketë dhé
E fis e kómb mos t’jét kah vrân e kthiellet 
Qi sot mos t’kndojë me né:

21 T’falemi o e para mbas Tenzot Marija,
Drandofille, o Hyll qi ruen rrezikut.
Si dielli e zgjedhne, e rrebtë porsi ushtrija 
Rreshtue per báll t’anmikut. 

Atë Gjergj Fishta, ‘Emni i Zojës’, përkthye nga Manzoni, ‘Vallja e Parrizit’, fq 104-107

12 shtator 2018, 09:40