Olti Muzaka: Gjergj Kastrioti në programet e ministrisë së kulturës
R.SH. - Vatikan
Kemi arritur tashmë në gjysmën e Vitit Jubilar mbarëkombëtar kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vazhdojmë të flasim të mbi nismat dhe programet jubilare që janë organizuar në Shqipëri nga qeveria e Tiranës.
Kësaj radhe flasim me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, Olti Muzaka rreth programeve që janë realizuar e atyre do të realizohen në kuadrin e këtij viti jubilar. Sipas tij Viti Gjergj Kastriotit “përfaqësohet nga shumë aktivitete si konferenca albanologjike, ekspozita të ndryshme, botime, restaurime të monumenteve të kulturës e nisma të tjera”.
Pika qendrore është Gjergj Kastrioti, por “aktivitete e Vitit të Skënderbeut shtrihen edhe në datat tjera madhore për shqiptarët”, shton Olti Muzaka, po më hollësisht ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës..