Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu 

Olti Muzaka: Gjergj Kastrioti në programet e ministrisë së kulturës

Sekretari përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Olti Muzaka: Viti Gjergj Kastriotit përfaqësohet nga shumë aktivitete si konferenca albanologjike, ekspozita të ndryshme, botime, restaurime të monumenteve të kulturës e nismave tjera.

R.SH. - Vatikan

Kemi arritur tashmë në gjysmën e Vitit Jubilar mbarëkombëtar kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vazhdojmë të flasim të mbi nismat dhe programet jubilare që janë organizuar në Shqipëri nga qeveria e Tiranës.

Kësaj radhe flasim me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, Olti Muzaka rreth programeve që janë realizuar e atyre do të realizohen në kuadrin e këtij viti jubilar. Sipas tij Viti Gjergj Kastriotit “përfaqësohet nga shumë aktivitete si konferenca albanologjike, ekspozita të ndryshme, botime, restaurime të monumenteve të kulturës e nisma të tjera”.

Pika qendrore është Gjergj Kastrioti, por “aktivitete e Vitit të Skënderbeut shtrihen edhe në datat tjera madhore për shqiptarët”, shton Olti Muzaka, po më hollësisht ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës..

Olti Muzaka

 

24 korrik 2018, 12:56