Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Finale: Presto
Programe Podcast
drejt Zotit drejt Zotit

Gëzuar Vitin e Ri! Nё çdo kohë, me Ty, o Zot!

Me Ty, o Zot, do të ecim çdo ditë/Viti Ri që fillojmë është dhuratë: /Kohë e dhuruar nga Zoti/secilit njeri, për ta mbushur me vepra të mira jetën tonë, /kohë e dhuruar prej Zotit, /për ndërtimin e shoqërisë e të kulturës së dashurisë e të paqes, /të mirëkuptimit e të vëllazërimit.

R.SH. - Vatikan

Gëzuar Vitin e Ri 2025 të dashur shqiptarë e miq të Radio Vatikanit - Vatican News, kudo që ndodheni, të ecim sëbashku me Zotin e, kështu, ky vit do të jetë i lumtur, i mirë e në Paqe!

Fillojmë, pra, një Vit të Ri e, na merr për dore shpresa e krishterë në Dashurinë dhe Mëshirën e pakufishme të Zotit; e fillojmë Vitin e Ri duke iu lutur Zotit të na japë bekimin hyjnor e duke kërkuar, me ndërmjetësi të Virgjrës Mari, Nënës së Zotit, dhuratën e paqes e të pajtimit: për familjet tona, për  fshatrat e qytetet tona, për vendlindjen dhe për botën mbarë .

Të ecin pikërisht në rrugën e dashurisë së zemrës, që është dija e atyre, të cilët nuk lodhën kurrë s’e kërkuari fytyrën e Mëshirshme të Zotit. Mund të jemi të sigurt: në se nuk lodhemi s’e kërkuari mëshirën e Tij Hyjnore, në se nuk i nënshtrohemi tundimit të humbjes së besimit e të dyshimit, në se përmes vështirësive të panumërta, mbetemi gjithnjë të lidhur ngushtë me Të, Zotin e jetës e Mësuesin e udhës së vëllazërimit, do të provojmë patjetër bukurinë e pushtetin, te dashurisë së Tij dhe të përdëllimit të Tij Hyjnor.  

Jezu Krishti, Foshnja Hyjnore e njomë e Betlehemit që Virgjëra Mari ia dëfton botës sot, në ditën a parë të Vitit të ri, na bën veprimtarë të dashurisë e të paqes, dëshmitarë të Tij, Princit të Paqes. Amen!

 Me Ty, o Zot, do të ecim çdo ditë

Viti Ri që fillojmë është dhuratë:

Kohë e dhuruar nga Zoti

secilit njeri, për ta mbushur me vepra të mira jetën tonë,

kohë e dhuruar prej Zotit,

për ndërtimin e shoqërisë e të kulturës së dashurisë e të paqes,

të mirëkuptimit e të vëllazërimit.

 

Në çdo kohë, o Zot,

burra e gra të çdo rrace e vendi

kanë përshkuar

rrugët me plotë vështirësi

vetëm e vetëm për Të takuar Ty.

 

E Ti, o Zot,

i ke ndriçuar me Dritën Tënde Hyjnore,

i ke mësuar të shikojnë dhe të ecin përpara,

i ke mësuar t’i zbulojnë thesaret e Jetës dhe të njohin Fytyrën Tënde të Dashur.

 

Në çdo kohë, o Zot,

burra e gra,

besimtarë e ata që nuk besojnë,

janë takuar në emër Tënd

për të mbjell paqen anë e mbanë tokës.

 

E Ti, o Zot,

ke vënë një shenjë në rrugën e tyre:

Ungjillin – Fjalën e Jetës,

Sihariqin – Lajmin e mirë

të dhuruar atij që don të kuptojë,

atij që don ta duaj e të sajoj

një tokë të lumtur.

 

 

01 janar 2025, 14:19
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031