Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
2025.01.09 Takimi Papës me Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë 2025.01.09 Takimi Papës me Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë

Marrëdhëniet diplomatike të Selisë së Shenjtë me 184 shtete dhe organizata

Në ditën e audiencës së Papës me Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se janë 184 shtetet me të cilat ka marrëdhënie të plota. Gjatë vitit 2024 u nënshkrua Protokolli i Dytë Shtesë i Marrëveshjes me Burkina Fason, u vazhdua vlefshmëria e Marrëveshjes së Përkohshme për emërimin e ipeshvijve me Republikën Popullore të Kinës dhe u nënshkrua Marrëveshja me Republikën Çeke për disa çështje juridike.

R.SH. / Vatikan

“Përballë kërcënimit gjithnjë e më konkret të një lufte botërore, vokacioni i diplomacisë është të promovojë dialogun me të gjithë, duke përfshirë bashkëbiseduesit që konsiderohen më “të papërshtatshëm” ose që nuk konsiderohen të legjitimuar për të negociuar”. Kështu pohon mes tjerash Papa në fjalën e tij para trupit diplomatike të akredituar pranë Selisë së Shenjtë (lexuar nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, monsignor Ciampanelli,) duke theksuar se nevojitet “një diplomaci shprese”. Kjo është mënyra dhe udha e vetme për të thyer zinxhirët e urrejtjes dhe hakmarrjes që burgosin, çaktivizimi i egoizmit, krenarisë dhe mendjemadhësisë njerëzore, që janë rrënja e çdo vullneti luftarak që shkatërron”.

Sot, në ditën e audiencës së Papës me Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Selia e Shenjtë  ka marrëdhënie të plota me 184 Shtete. Gjatë vitit 2024 u nënshkrua Protokolli i Dytë Shtesë i Marrëveshjes me Burkina Fason, u vazhdua vlefshmëria e Marrëveshjes së Përkohshme për emërimin e ipeshvijve me Republikën Popullore të Kinës dhe u nënshkrua Marrëveshja me Republikën Çeke për disa çështje juridike.

184 Shtete kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë

Kujtojmë se janë 184 Shtete që aktualisht mbajnë marrëdhënie të plota diplomatike me Selinë e Shenjtë, ndër to edhe Shqipëria. Këtyre duhen shtuar Bashkimi Evropian dhe Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës. Misionet diplomatike të akredituara pranë Selinë e Shenjtë me seli në Romë, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, janë 90.

Gjithashtu janë të vendosura në Romë edhe Zyrat e akredituara pranë Selisë së Shenjtë nga Lidhja e Shteteve Arabe, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Gjatë vitit 2024, më 11 tetor, u nënshkrua Protokolli i Dytë Shtesë i Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Burkina Fasos për statusin ligjor të Kishës Katolike në Burkina Faso. Më 22 tetor, Selia e Shenjtë dhe Republika Popullore e Kinës ranë dakord të zgjasin edhe për katër vjet të tjera vlefshmërinë e Marrëveshjes së Përkohshme për Emërimin e Ipeshkvijve, nënshkruar më 22 shtator 2018 e rinovuar më 22 tetor 2020 dhe më 22 tetor 2022. Së fundi, më 24 tetor u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Çeke për disa çështje juridike.

09 janar 2025, 10:53
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031