Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
Papa Françesku pagëzon disa fëmijë në Kapelën Sikstine Papa Françesku pagëzon disa fëmijë në Kapelën Sikstine

Pagëzime në Sikstinë: Riti në të cilin “predikojnë” foshnjat

Sot, e Diel, 12 janar, me rastin e festës së Pagëzimit të Jezusit në Lumin Jordan, Papa kryeson kremtimin e Meshës gjatë së cilës u jep Sakramentin 1e Pagëzimit disa të posalindurve.

R. SH. - Vatikan

Në Kapelën Sikstine, në Vatikan, pikturat, si figurat e një Libri, i bëjnë më të kuptueshme të vërtetat e shprehura në Shkrimet Shenjte. Në këtë vend, përuruar nga Papa Juli II në vitin 1512, zhvillohet Konklavi dhe zgjidhet Papa. E po në këtë skenë të jashtëzakonshme rinashimentale, më se pesë milionë njerëz admirojnë çdo vit kryeveprat artistike të frymëzuara nga Bibla.

Posaçërisht në nëntë kompozimet qëndrore të  Kapelës Sikstine, mund “të rijetojmë” Historitë e Zanafillës, ndërmjet të cilave, ajo e përmbytjes universale dhe e rilindjes së njerëzimit, përmes familjet së Noesë. Një skenë që na kujton edhe Letrën e Parë të Shën Pjetrit, ku uji i përmbytjes shikohet si shenjë profetike e ujit të Pagëzimit, nga i cili lind njerëzimi i ri.

Në këtë kornizë të jashtëzakonshme, nën kupolën e Kapelës Sikstine, ku shikimi rrëmbehet nga Gjyqi i Mbramë, i afreskuar nga Mikelanxhelo, edhe sivjet pagëzohen disa fëmijë, bij të punonjësve të Vatikanit.

Zhvillimi i kremtimit

Mesha Shenjte me ritin e Sakramentit të Pagëzimit fillon me procesionin drejt altarit. Pas përshëndetjes fillestare,  nis dialogu i udhëheqësit të kremtimit me prindërit, nunët e nunat. Pason riti i “Shenjës së Kryqit mbi ballin e fëmijëve”. Është fillimi i një kremtimi prekës, shoqëruar me organo, nën pikturat e Kapelës Sikstine, ku rijetohen ngjarjet e historisë së shëlbimit, sipas Shkrimit Shenjt.

12 janar 2025, 16:10
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031