Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Sirènes
Programe Podcast
Kanali YouTube i Vatican News në gjuhën e shenjave Kanali YouTube i Vatican News në gjuhën e shenjave

Me Jubileun, shtohen gjuhët e shenjave në mediat e Vatikanit

Duke filluar nga Jubileu i Botës së Komunikimit, Vatican News do të ofrojë falas përkthimin e kremtimeve papnore në dy gjuhë të reja të shenjave, në atë franceze (LSF) dhe në atë spanjolle (LSE). Ato i shtohen gjuhës italiane të shenjave (LIS) dhe gjuhës amerikane të shenjave (ASL), tashmë aktive që nga viti 2021

R.SH. – Vatikan

Etapë e re e rëndësishme e Projektit “Askush i Përjashtuar” (Nessuno Escluso): me Jubileun e Botës së Komunikimit, nis shërbimi mediatik i Vatikanit në gjuhën frënge dhe spanjolle të shenjave. Nga e diela e 26 janarit, e Diela e Fjalës së Zotit dhe dita e fundit e Jubileut të Komunikatorëve, Engjëlli i Tënzot dhe audiencat e përgjithshme do të përkthehen drejtpërdrejt në gjuhën e shenjave në italisht (LIS), spanjisht (LSE) dhe frëngjisht (LSF), në kanalin YouTube të Vatican News e po aty, on demand, në gjuhën amerikane të shenjave (ASL). Në italisht, do të ruhet edhe gjatë Jubielut, titrimi i drejtpërdrejtë i fjalëve të Papës. Shërbimi në dy gjuhët e reja të shenjave u krijua falë mbështetjes financiare të Fondacionit Conrad N. Hilton dhe synon të përfaqësojë një shenjë konkrete për ta jetuar Jubileun në mënyrë gjithëpërfshirëse, pa përjashtuar askënd.

Së bashku me transmetimin e drejtpërdrejtë në gjuhën e shenjave – filluar me italishten dhe me gjuhën amerikane në vitin 2021 – Projekti “Askush i Përjashtuar” ofron edhe një aplikacion (App) informacioni “Vatican for All” (Vatikani për të gjithë), krijuar nga Dikasteri për Komunikimin në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara përsa i përket shikimit e të folurit. Aplikacioni – që mund të merret falas në Google Play dhe në Apple Store – u mundëson atyre konsultimin e informacionit mbi ngjarjet papnore, Selinë e Shenjtë dhe jetën e Kishës në botë.

Projekti “Askush i Përjashtuar” nisi gjatë Pashkëve 2021 me hapjen e një kanali “live” për përkthimin në gjuhën italiane të shenjave (https://e.va/lis) dhe një “on demand” në atë amerikane (http://e.va/asl). Projekti koordinohet nga motër Veronica Donatello, këshilltare e Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin dhe drejtuese e Shërbimit Kombëtar të Konferencës Ipeshkvnore Italiane për Kujdesin Baritor të Personave me Aftësi të Kufizuara. Projekti është bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare të Institutit Kishtar të Milanos për Shurdhmemecët, të Misioneve të Krishtera për të Verbërit në Botë – dega italiane, të shoqatës “Miqtë e Radio Vatikanit” dhe të Qendrës së Shurdhmemecëve “Shën Françesk Borxhia” të Çikagos, së cilës tani i shtohet Fondacioni Conrad N. Hilton.

24 janar 2025, 10:54
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031