Kërko

2025.01.29 Kardinali Parolin kremton Meshën në Shën Pjetër për përgjegjësit e komunikimeve të Konferencave Episkopale (28-01-2025) 2025.01.29 Kardinali Parolin kremton Meshën në Shën Pjetër për përgjegjësit e komunikimeve të Konferencave Episkopale (28-01-2025)

Kard. Parolin: kundër "sëmundjeve shpirtërore" të medias, komunikoni pa bërtitur

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kryesoi dje Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të Komunikuesve Institucionalë Katolikë, në kuadrin e Jubileut të Komunikimit. Kardinali ftoi që komunikuesit të lihen të lirë dhe krijues, duke shmangur tundimin për t’u ngrehur si lider, për të qenë dishepuj-mjeshtra të medias kryesore ose të dëshiruar për t’u ekspozuar në mënyrë narciziste.

R.SH. / Vatikan

Me zërin tënd, me shkrimin tënd, me figurat, "je i thirrur të tregosh", por pa injoruar asnjëherë, "vlerën parësore" të të tjerëve, duke përdorur fjalë "të përshtatshme, pa bërtitur kurrë" e duke garantuar "konfidencialitet, zemërgjerësi" e "maturi". Kështu punohet me përgjegjësi në komunikim, sipas Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, i cili dje, më 28 janar, në festën e Shën Tomës së Akuinit kremtoi, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën për pjesëmarrësit në Takimin Ndërkombëtar të Komunikuesve Institucionalë Katolikë. Aktiviteti u organizua në kuadër të Jubileut të Komunikimit, përfundon dje.

Duke iu drejtuar rreth 200 ipeshkvijve, kryetarëve të Komisioneve Ipeshkvore për Komunikimin shoqëror, drejtorëve të Zyrave të Komunikimit të Konferencave Ipeshkvore dhe familjeve rregulltare nga Altari i Katedrës, në Bazilikën e Vatikanit, Kardinali Parolin komentoi idetë e Ungjillit të ditës, në të cilin Jezusi, duke kujtuar skribët dhe farizenjtë - gjen simptomat e disa "sëmundjeve shpirtërore" të shfrenuara, por edhe të "ilaçeve" të tyre përkatëse. "Besoj se asnjërit prej nesh nuk i mungon vetëdija e përvuajtur për të kuptuar se edhe zemrat tona mund të preken nga sëmundje të tilla" – komentoi Kardinali, duke kujtuar hipokrizinë e  përmendur nga Jezusi.

Tundimi për t’i sunduar të tjerët

Para së gjithash, Ungjilli i dites nga Mateu (Mt 23,8-12) thotë: “Mos e quani veten mësues: kini kujdes – paralajmëroi kardinali Parolin - sepse kushdo që ka në zemër dëshirën për të pasur dishepuj dhe për këtë arsye, për t’u quajtur mjeshtër, ka në zemër, ndoshta edhe të fshehur nga ndjete të mira, synime e dëshira për të sunduar mbi të tjerët”. Në veçanti, për ata që punojnë brenda sistemit të mediave masive e edhe mediave sociale, kjo dëshirë është "rrezik jo vetëm i dukshëm, por edhe i gjithëpranishëm"- theksoi Kard. Parolin. Kur nuk dëshirojmë të jemi "dishepuj të medias kryesore", ne mund të përfundojmë duke e përdorur median si "vetëekspozim narcisist", duke krijuar perceptimin e vetes si mjeshtra - shtoi ai. Ndërsa "mjekimi" i propozuar nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë është - të mos e harrojmë - "se kemi vetëm një Mjeshtër, Shpirtin Shenjt Zot, ai që do të na udhëheqë drejt gjithë së vërtetës".

Jemi të gjithë bij

Ungjilli i Mateut (Mt 23,8-12) vazhdon e thotë: “E mos e quani asnjërin prej jush Atë mbi tokë”. "Ne jemi të gjithë bij" - kujtoi Kard. Parolin - "dhe, po ta mendojmë mirë, edhe prindërit tanë ishin bij". Biri duhet të jetë “si ai që di të kuptojë se origjina e tij nuk është në vetvete": e, në këtë kuptim, çka na bën "bij" është pagëzimi, i cili na zhyt "në misterin e vdekjes dhe të ringjalljes së Jezusit" duke na bërë të kalojmë “nga vdekja në jetë, nga jeta sipas natyrës, në jetën e bijve të Zotit”. Nën dritën e kësaj bijnie jemi të gjithë vëllezër dhe motra të thirrur jo vetëm për të "ndriçuar një realitet të caktuar", jo vetëm "vërtetësisht", por për të ruajtur misterin e atësisë dhe të birësisë, duke i njohur njerëzit si vëllezër dhe motra.

Bashkësi pune të lira dhe krijuese

Ungjilli përfundon me fjalët: "Mos kërkoni t’ju quajnë prijës". Kundërhelmi i kësaj sëmundjeje shpirtërore është vetëdija se vetëm Jezusi “është udhërrëfyesi, bariu që i çon delet nga vatha, në tokat e lirisë”. Edhe pse veprimet e kryera si bari e prijës mund t’ju duken të kundërta. Fillimisht, bariu i lëshon delet nga vatha dhe i çon në kullotë - nga frika e rrezikut të shpërndarjes - pastaj, në kundërshtim të dukshëm, i bashkon me dele të tjera nga vathë të tjera. Ndërsa Jezusi “i shemb të gjitha barrierat, për të krijuar një tufë të vetme, të lirë në kullosë, edhe ju”- nxiti Sekretari i Shtetit tò Vatikanit - “hapjani shtigjet e lirisë dhe të krijimtarisë të gjithë njerëzve që punojnë me ju”.

Njiheni zërin e bariut në kullotat e komunikimit

Përkundrazi, nëse dikush dëshiron të njihet si lider, duke humbur nga sytë faktin se jemi "të gjithë vëllezër, sepse të gjithë bij të Atit", provon "frikën nga risitë" dhe "patologjinë e kontrollit të gjithçkaje dhe të gjithëve”. Nga ana tjetër - kujtoi Kardinali Parolin - "shumë shpesh në mjediset tona, ka pohim të acaruar të mbrojtjes së një kompetence, që mbahet si e vetja e si e paprekshme", ndërsa Jezusi do që të gjithë, "në kullotat e Kishës" si dhe në ata “të komunikimit”, të jetojnë “të lirë dhe pa frikë se mos humbasin, mbasi e njohin zërin e Bariut”.

Nën drejtimin e Shpirtit Shenjt

Prandaj - përfundoi kardinali Paerolin - "askush të mos e pohojë se është rabbi, atë dhe prijës: lëreni Shpirtin Shenjt të udhëheqë shërbesën dhe të mbajë përgjegjësinë që jeni thirrur të jetoni në botën e komunikimit".

Prej këndej, ftesa përfundimtare për të konsideruar si "kompetencë unike dhe specifike" që i është besuar secilit, atë të "përpjekjes për t’i bërë komunitetet e punës në media të rriten dhe të fitojnë pjekurinë në histori, në mënyrë që nga tregimet tuaja me fjalë dhe figura, të mund të pohohet gjithnjë përparësia e Atit, që na lind ditë pas dite si bij”.

29 janar 2025, 15:24