Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
La Passione di Gesù, oratorio a 4 voci su testo di Pietro Metastasio
Programe Podcast
2025.01.08 "Jordani: Agimi i Krishterimit" - konferencë shtypi në Aman, Jordani 2025.01.08 "Jordani: Agimi i Krishterimit" - konferencë shtypi në Aman, Jordani

Jordani, kard. Parolin do të shenjtërojë Kishën e Pagëzimit të Jezusit

Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin do të kryesojë Meshën e ritin e shugurimit të Kishës më 10 janar si i dërguari i Papës në vendin e lumit Jordan. Ndërtimi i Tempullit të shenjtë zgjati 15 vjet

R.SH. / Vatikan

"Hyji deshi t'i shenjtëronte dhe t'i shpëtonte njerëzit jo individualisht dhe pa asnjë lidhje midis tyre, por deshi t'i formonte ata në një popull që do ta njihte atë sipas së vërtetës dhe do t'i shërbente në shenjtëri". Letra e Papës, në latinisht, drejtuar Sekretarit të Shtetit të Vatikanit. Kardinalit Pietro Parolin, i emëruar Legatë Papës për shenjtërimin e Kishës së Pagëzimit të Jezusit, në Jordani, 10 janarin e ardhshëm, fillon me një citat të marrë nga Kushtetuta Dogmatike e Koncilit të Dytë të Vatikanit mbi Kishën "Lumen Gentium".

Një Kishë e shumëpritur

Kardinali do të kryesojë Meshën për përkushtimin dhe inaugurimin e Kishës së re më 10 janar në orën 11.00, në vendin e Pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan (Al-Maghtas). Në mesin e bashkë kremtuesve të Meshës edhe Patriarku Latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa. Në letër, Papa Françesku kujton se si të krishterët në Jordani po presin me padurim shenjtërimin solemn të Kishës së Pagëzimit të Jezusit, ndërtimi i së cilës zgjati gati 15 vjet dhe është një shenjë e dashurisë së Kishës për këtë komunitet besimtarësh.

Paqja botërore, liria fetare

Prandaj Papa Françesku fton kardinalin Parolin të inkurajojë të krishterët e Jordanisë që të imitojnë gjithnjë e më shumë Krishtin, duke dëshmuar me forcë të përtërirë shpresën e gjallë që vjen nga feja dhe dashuria për të tjerët. Së fundi, Ati i Shenjtë kërkon që me këtë rast t'u përcjellë përshëndetjet e tij atyre që do të marrin pjesë në kremtim e aktivitet, jo vetëm katolikëve të pranishëm por edhe autoriteteve civile, si dhe besimtarëve të feve të tjera dhe atyre që promovojnë misionin e Kishës, lirinë fetare, paqen në botë dhe të mirën e njeriut.

Sot në Aman, Jordani, mbahet një Konferencë për shtyp për prezantimin e ekspozitës "Jordania: agimi i krishterimit" promovuar nga Ministria jordaneze e Turizmit e cila hapet më 1 shkurt në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis vendit arab dhe Selisë së Shenjtë. Ndër të tjera ndërhyn edhe Imzot Giovanni Pietro Dal Toso, nunc apostolik në Jordani.

08 janar 2025, 10:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031