Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Sports Et Divertissements
Programe Podcast
2025.01.13 Kryeipeshkvi Gallagher gjatë Meshës së Republikës së Kongos 2025.01.13 Kryeipeshkvi Gallagher gjatë Meshës së Republikës së Kongos

Imzot Gallagher në Kongo: Papa e do këtë vend, ndërtoni një shoqëri të drejtë e të bashkuar

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot Gallagher është në Kongo. Duke vizituar Brazavilin, kremtoi Meshën Jubilare të lëvizjeve kishtare. Kryeipeshkvi u takua sot me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm.

R.SH. / Vatikan

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtete, Imzot Gallagher për vizitë në Kongo, u çoi të gjithë kongolezëve urimin e Françeskut: "Ati i Shenjtë është pranë jush sa herë që shpirti juaj i qëndrueshëm vihet në provë nga fatkeqësitë natyrore dhe situatat e vështira në jetë e në shoqëri". Ftesa e Jubileut është “të mos na vidhet shpresa”.

Kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallagher kujtoi përshëndetjet dhe afërsinë e Papës Françesku për popullin e Republikës së Kongos, të vënë në provë nga fatkeqësitë natyrore, konfliktet fisnore dhe vështirësitë në jetë e në shoqëri. Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare ndodhet në Republikën e Afrikës Qendrore që nga e shtuna, më 11 janar, me rastin e fillimit të punës së Komisionit të Përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë. Domethënë, marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2017, që hyri në fuqi në vitin 2019, e që njeh personalitetin juridik të Kishës dhe institucioneve të saj, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e tyre.

Mesha në shesh

Në kryeqytetin Brazzaville imzot Gallagher u takua me Presidentin N'Guesso, Kryeministrin Collinet Makosso dhe Ministrin e Jashtëm të Kongos, ndërsa të dielën e kaluar kremtoi Meshën për Jubileun e lëvizjeve kishtare në sheshin e katedrales, kushtuar Zemrës së Krishtit. Të pranishëm, Kryeipeshkvi i Brazzaville, Bienvenu Manamika, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Nunci Apostolik ImzotJavier Herrera Corona, ipeshkvijtë kongolezë dhe disa anëtarë të qeverisë, si dhe një mori besimtarësh, nga realitetete të ndryshëme kishtare, të cilët e gjallëruan festën me muzikë, këngë e valle tradicionale.

Përshëndetja dhe falënderimi i Papës

“Sot ju sjell përshëndetjet dhe bekimin e Papës Françesku, i cili e ndjek me shumë vëmendje jetën e popullit kongolez. Papa ju do dhe është pranë jush!” - theksoi Imzot Gallagher në fillim të homelisë së Meshës. “Papa Françesku  mendon për të gjithë ju, të dashur vëllezër dhe motra të bashkësisë katolike kongoleze. Ai i di mirë pritjet dhe shpresat tuaja për paqe dhe vëllazëri. Është me ju në kohë të vështira, kur shpirti juaj i qëndrueshëm vihet në provë.

Papa e falënderon gjithë popullsinë dhe Kishën Kongoleze - kujtoi Imzot Gallagher - për dëshminë që japin në favor të Ungjillit dhe të ndërtimit të një shoqërie më të drejtë e më vëllazërore". E shpreson se “Viti Jubilar do të forcojë fenë tuaj dhe do ta ndriçojë rrugën e gjithë Kishës Kongoleze drejt shenjtërisë'.

Jubileu, kohë kthese

E njëjta ftesë, që pati shprehur në fillim të liturgjisë, u përqendrua tërësisht në temat e shpresës, gëzimit dhe misionit të krishterë, në kuadër të Jubileut, “kohë e privilegjuar e mëshirës së Zotit, kohë e privilegjuar e kthesës dhe e shpresës". Viti Shenjt është “ftesë radikale për t'u zgjuar nga gjumi i zakoneve, ftesë për të çliruar zemrat tona nga gjithçka që na pengon t'i kushtojmë vëmendje ardhjes së Zotit në jetën tonë dhe ta njohim atë, të pranishëm ndërmjet nesh" - nënvizoi Imzot Gallagher. Më pas nxiti “për të rifilluar me energji të përtërirë rrugën e ungjillëzimit" dhe, përsëri, "për ta respektuar krijimin, për lidhje vëllazërore me të gjithë, për praktikimin e drejtësinë, për praktikimin e bamirësisë, ndihmës së më të ligshtit e më të varfërit”.

13 janar 2025, 18:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031