Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Fugue and Finale
Programe Podcast
Imzot Paul Richard Gallagher në Principatën e Monakos Imzot Paul Richard Gallagher në Principatën e Monakos

Imzot Gallagher: diplomacia e shpresës, mjet themelor për paqen

Gjatë vizitës në Principatën e Monakos, Sekretari vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat ndërkombëtare imzot Gallagher u takua me meshtarë, përgjegjës për shërbimet dioqezane, murgesha e rregulltarë. “Luftërat dhe konfliktet nuk duhet të harrohen, pas statistikave fshihen jetë njerëzore”. Thirrje që Mesdheu të mos kthehet në varrezë

R.SH. - Vatikan

Jubileu i vitit 2025 dhe diplomacia e Selisë së Shenjtë kanë një faktor të përbashkët, që quhet “shpresë”. Kështu u shpreh kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat ndërkombëtare, i cili pasditen e djeshme, më 27 janar, në Principatën e Monakos, u takua me meshtarë, përgjegjës për shërbimet dioqezane, murgesha e rregulltarë. Takimi u zhvillua në kapelën e Mëshirës së Kryeipeshkvisë vendase, në përfundim të vizitës dyditore të prelatit në Principatë, me ftesë të Albertit II dhe me rastin e festimeve për Pajtoren e vendit, Devota.

  (Terza Loggia)

Konflikti në Ukrainë dhe kriza humanitare në Afrikë

Dje paradite, imzot Gallagher kryesoi kremtimin eukaristik në katedralen e Zojës së Papërlyer. Pasdite, u takua me klerin: duke kujtuar temën jubilare të shpresës, prelati theksoi se "përballë luftërave të vazhdueshme dhe "kërcënimit gjithnjë e më konkret të një lufte botërore", së cilës Papa Françesku i referohet shpesh, Jubileu i sivjetëm "ka për qëllim të jetë përgjigje shpirtërore ndaj problemeve në shumë vende". Selia e Shenjtë, me veprimin e saj diplomatik, “shikon me dhembshuri vuajtjet e botës, i përballon me ndjeshmëri, dëgjon nevojat dhe propozon zgjidhje të reja për konfliktet, si në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, Kaukaz apo Jemen”. Prelati, që përmendi edhe vende të tjera, nënvizoi se ato preken nga emergjenca të rënda humanitare, kriza klimatike dhe, në disa raste, nga "murtaja e terrorizmit".

Viktimat e luftës nuk janë statistika, por jetë njerëzore

Më pas, kryepeshkopi kujtoi thirrjet e shumta dhe të vazhdueshme, si dhe nismat e Papës Françesku për t'u dhënë fund konflikteve në botë. Ato janë të rëndëshme që luftërat të mos mbeten në harresë dhe viktimat të përfitojnë nga vëmendja dhe solidariteti global. Sepse “pas statistikave ka jetë njerëzore dhe fate të shkatërruara. Luftërat nuk do të mbarojnë kurrë, por fakti i thjeshtë që ato përmenden, ndihmon për t’i kthyer sytë e botës drejt tyre, qoftë edhe për një kohë të shkurtër”.

  (Terza Loggia)

Mare Nostrum nuk është varrezë

Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet bëri një reflektim të veçantë për çështjen e migracionit: duke përsëritur thirrjen e Papës për të mos e shndërruar Mesdheun - Mare Nostrum në "varrezë", imzot Gallagher kërkoi mikpritjen e atyre "vëllezërve dhe motrave, që trokasin në dyert tona”, duke sjellë shpesh me vete “talente dhe energji”. Mikpritja "e bazuar në respektimin e ligjit dhe të ekuilibrit shoqëror e kulturor”, shtoi kryeipeshkvi, duhet të ketë parasysh edhe bashkëpunimin me vendet e origjinës së emigrantëve, për t'i lejuar banorët "të jetojnë me dinjitet në tokën e tyre, si qytetarë të lirë dhe të realizuar".

28 janar 2025, 12:30
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031