Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Concerto a quattri
Programe Podcast
2025.01.11 Lumturimi i Shërbëtorit të nderuar të Zotit Giovanni Merlini, meshtar i Kongregatës së Misionarëve të Gjakut më të Çmuar, predikues i palodhur. 2025.01.11 Lumturimi i Shërbëtorit të nderuar të Zotit Giovanni Merlini, meshtar i Kongregatës së Misionarëve të Gjakut më të Çmuar, predikues i palodhur.

Dom Merlini është i Lum, kard. Semeraro: bashkoi soditjen me veprimin

Në Bazilikën Lateranense, riti i lumnimit të drejtuesit të tretë të përgjithshëm të Misionarëve të Gjakut të Krishtit u kryesua dje, më 12 janar, nga kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve. Portreti i kujtuar në homelinë e Meshës, ishte ai i njeriut, që vuri lutjen në qendër të apostullimit; maturinë, ndër kriteret e qeverisjes; miqësinë, si stil të marrëdhëniejeve. “Zoti na e dha”, në Vitin Shenjt.

R.SH. / Vatikan

“Njeri i lutjes, që diti të bashkojë jetën dhe apostullimin me përmasat vepruese e soditëse, diti edhe të qeverisë me virtytin e maturisë e të lidhë miqësi me të gjithë. Ky është portreti i meshtarit Giovanni Merlini (Spoleto 1795 – Romë 1873), moderatori i tretë i përgjithshëm i Kongregacionit të Misionarëve të Gjakut të Çmueshëm, i lum dje, më 12 janar. Kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, kryesoi në mëngjes ritin në bazilikën papnore të Shën Gjonit në Lateran, në Romë. Edhe Papa e kujtoi dje këtë figurë të ndritur gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot.

Njeri i lutjes

Kardinali Semeraro, gjatë homelisë, kujtoi se dëshmitë e mbledhura gjatë procesit për lumnimin dhe kanonizimin e tij e pranuan njëzëri dhuratën e lutjes, të mirëpritur plotësisht nga Merlini, aq sa ai padyshim mund të konsiderohet "njeri i lutjes". Lutje që në të bëhej meditim. "Një dëshmitar - kujtoi Kardinali - deklaroi: "Bërtita duke kërkuar leje për të hyrë, po ai nuk m’u përgjigj. Hyra në dhomë, iu afrova teksa po lexonte Lutjet e Ditës dhe e gjeta në ekstazë, pa vënë re asgjë, dhe kështu u detyrova të largohesha nga dhoma me admirim, pa mundur të flisja me të. Vërejta edhe se fytyra e tij ishte e qeshur dhe e bukur në një mënyrë të jashtëzakonshme" (Përmbledhje §129, f. 45)".

Virtyti i maturisë

Dom Merlini, megjithatë, nuk e la pas dore zjarrin e tij misionar: veçanërisht në predikim (gjë për të cilën u vlerësua shumë nga Shën Gaspri). Veç kësaj, vuri mrekullisht në praktikë "aftësitë e qeverisjes", të pasuruara nga virtyti i maturisë - nënvizoi më tej kardinali Semeraro. Virtyt themelor, veçanërisht i rëndësishëm për ata që kanë rol udhëheqës. Duke cituar Shën Tomën e Akuinit, kujtoi edhe se "ishte njeri i matur, që di të vendosë çka duhet të bëjë konkretisht, e di ta bëjë këtë me mençuri. Për të Lumin Giovanni Merlini, dëshmitarët e procesit të lumnimit pohojnë se ushtroi virtytin e maturisë në një mënyrë vërtet të jashtëzakonshme: studionte situatat, këshillohej dhe ndërhynte me bamirësi në mënyrat e duhura, sidomos në vendimet e vështira për njerëzit”.

Bashkimi i soditjes dhe veprimin

Kardinali Semeraro shfrytëzoi rastin që të kujtojë nevojën për t’i mbajtur të bashkuara përmasat soditëse dhe aktive të jetës shpirtërore. Dhe këtë e bën edhe sepse vetë Papa e ka theksuar në disa raste ("Nëse duam ta shijojmë jetën me gëzim, duhet t'i kombinojmë këto dy qëndrime").   

Karakteristika e mëtejshme e të Lumit të ri dom Merlinit, e theksuar në predikimin e ritit të lumnimit, është aftësia e rregulltarit për të lidhur marrëdhënie të vërteta miqësie me të gjithë. Në në fund, një cilësi që Semeraro e kërkoi si  dhuratë për secilin, veçanërisht në Vitin Shenjt Jubilar: kohë të përshtatshme për të jetuar pikërisht në miqësi dhe shpresë, përmes begatisë së gjesteve të thjeshta. E këtu citon përsëri Papën Françesku në Bulen e Shpalljes së Jubileut 2025: një buzëqeshje, një vështrim vëllazëror, një dëgjim i sinqertë, një shërbim falas.

 

13 janar 2025, 12:05
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031