Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
A tempo di minuet
Programe Podcast

Jubileu, u kremtua riti i “recognitio” në Shën Pjetër

U kremtua mbrëmë, 2 dhjetor, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ceremonia me të cilën autoritetet vatikanase sigurohen për integritetin e Portës Shenjte, mbyllur në fund të Jubileut të mëparshëm. Bëhet gjithnjë para se të hapet sërish, siç do të ndodhë më 24 dhjetor, kur Papa Françesku do të fillojë zyrtarisht Vitin Shenjt 2025

R.SH. – Vatikan

Një lutje solemne dhe pak goditje çekiçi e dalte për të hapur një vrimë në mur, nga ku u nxorr kutia, ku mbahet çelësi, i cili në mbrëmjen e 24 dhjetorit do të jetë në dorën e Papës Françesku për të hapur Portën Shenjte e për të nisur zyrtarisht Jubileun 2025. Këto ishin elementet e ceremonisë sugjestive, që u kremtua mbrëmë, më 2 dhjetor, në Bazilikën e Vatikanit, duke bërë të ndihet me intensitet më të madh afërsia e Vitit Shenjt, që do të fillojë natën e Krishtlindjes.

Riti i "Recognitio"
Riti i "Recognitio"   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Ceremonia

“Recognitio”, ky është emri latin i ritit, bëhet për të verifikuar nëse Porta Shenjte, e mbyllur gjatë Jubileut të fundit, ka mbetur e paprekur, gati për t'u rihapur për Vitin e ri të Shenjtë. Riti filloi me një lutje të kryepriftit të bazilikës, kardinalit Mauro Gambetti, më pas, u shemb muri, që vulos Portën Shenjte nga brenda kishës, për të nxjerrë kutinë metalike, të murosur më 20 nëntor 2016, dita e përfundimit të Jubileut të Mëshirës. Kardinali Gambetti kryesoi procesionin, duke kënduar litanitë e shenjtorëve, deri në Altarin e Rrëfimit, ku u ndal për lutje. Më pas, të gjithë shkuan në Sallën e Kapitullit, ku u hap kutia metalike.

Kardinali Gambetti në ritin e "Recognitio"-s
Kardinali Gambetti në ritin e "Recognitio"-s   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Përmbajtja e kutisë

Përveç çelësit, në kuti vendosen edhe dorezat e Portës Shenjte, pergamena e aktit, që dëshmon mbylljen e saj, katër tulla të praruara dhe disa medalje, ndër të cilat ato të papnisë së Françeskut, të Benediktit XVI dhe të Gjon Palit II. Në këtë rit morën pjesë edhe kryeipeshkvijtë Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin dhe Diego Ravelli, mjeshtër i kremtimeve liturgjike papnore, i cili mori në dorëzim dokumentet dhe objektet e “recognitio”-s, që i jepen Papës Françesku.

Përmbajtja e kutisë
Përmbajtja e kutisë   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

“Recognitio” në bazilikat e tjera papnore

Sot pasdite, e njëjta ceremoni zhvillohet për Portën Shenjte të Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran. Riti i “recognitio”-s do të kremtohet më 5 dhjetor në bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, ndërsa më 6 dhjetor, në bazilikën e Zojës së Madhe.

03 dhjetor 2024, 13:48
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031