Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Finale: Presto
Programe Podcast

Jubileu. Përurohet Piazza Pia e re, “përqafim” i Romës me Selinë e Shenjtë

I pranishëm, Sekretari i Shtetit, Kardinali Parolin, i cili vuri në dukje rëndësinë e kësaj pune për Selinë e Shenjtë, duke shprehur edhe mirënjohjen e tij personale. Gualtieri: ne rinisim "mesazhin e fuqishëm të shpresës, të vëllazërisë dhe të paqes" të Papës. Meloni: çanta e shpinës së shtegtarit është "e lehtë, sepse është themelore”. Salvini: të gjithë vozitën "në të njëjtin drejtim"

R.SH. / Vatikan

Ishte një Cinquecento, i njëjti model që e çoi Papa Françeskun rreth Nju Jorkut, në shtator 2015, makina e parë që udhëtoi nëpër nënkalimin e Piazza Pia-s së re, përuruar sot në mëngjes, tri ditë para fillimit të Jubileut. Era e akullt, që nuk pushoi gjatë gjithë pjesës kryesore të ceremonisë, e shoqëroi Himnin e Vatikanit, ekzektuar nga banda muzikore e Korpusit të Xhandarmërisë dhe e atij italian, realizuar nga forcat e policisë lokale të kryeqytetit të Romës.

Kard. Parolin: "E lashta dhe modernia nuk i kundërvihen njëra-tjetrës"

“Është çast domethënës, e për mua personalisht, çast mirënjohjeje”- deklaroi Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, i pranishëm në veprimtarinë, si përfaqësues i Selisë së Shenjtë, së bashku me Kryeipeshkvin Rino Fisichella, proprefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Ri, i caktuar nga Papa Françesku për të organizuar Vitin Shenjt. “Mund të thuhet se përfundoi një punë shumëvjeçare” - shtoi Kardinali - duke nënvizuar zhvillimet e para, që nisin nga Jubileu i vitit 1950 dhe krijimin e Via della Conciliazione nën papninë e Piut XII. “Në sheshin e ri - vërejti më tej Kardinali - e lashta dhe moderne nuk përplasen”, duke bashkuar konkretisht Castel Sant'Angelon me Kolonadën e Berninit. “Përfundoi një punë me vlerë të madhe inxhinierike, e cila do ta bëjë më të lehtë admirimin e një qyteti të përshkuar nga Tiberi, por jo të ndarë”, përfundoi Kardinali Parolin.

Gualtierë

 e besuan, por ne e bëmë”, ishte komenti i kryebashkiakut të Romës, Roberto Gualtieri, i cili foli për “një garë të vërtetë me kohën”, që të përfundoheshin në kohë punimet për hapjen e Portës Shenjte. Kryebashkiaku përmendi numrat e projektit: 110 punëtorë, të ndarë në tre turne për 450 ditë pune, pa pushim. "Një shesh i madh përqafimi", siç e përkufizoi Gualtieri, simbol i një "stine të re bashkimi e bashkëpunimi ndërmjet Selisë së Shenjtë, Shtetit italian dhe kryeqytetit të tij, Romës". Piazza Pia bëhet zona më e madhe e këmbësorëve urbanë në Romë, me një kapacitet total prej 150 mijë njerëz. Një mundësi, pra, për të "pritur shumë ngjarje jubilare". Projekt i kryer në emër të qëndrueshmërisë mjedisore - nëpërmjet instalimit të zonave me hije, shatërvaneve dhe kanalizimit të ujërave të shiut - i cili forcon më tej lidhjen ndërmjet Sheshit dhe Selisë së Shenjtë, duke pasur parasysh vëmendjen e Papës ndaj çështjeve mjedisore dhe dëshirës që të rifillojë "mesazhi i fuqishëm i shpresës, vëllazërisë dhe paqes", të cilin, sipas Gualtierit, vetë Françesku "e lidhi me jubileun".

Meloni: Piazza Pia, një "mrekulli e vogël civile"

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, foli më pas për një "mrekulli të vogël civile", e, duke falënderuar të gjithë punëtorët e përfshirë në ndërtimin e Piazza Pia-s së re, e quajti Vitin e Shenjtë si ngjarje "para së gjithash të fesë, që lejon të merremi pak me veten”. Atyre, që u kërkohet të flasin për përvojën e tyre në shtegtim - tha kryeministrja - “u thuhet shpesh se udhëtimi ishte një pikë kthese”. Shpresa e kujtuar nga Meloni është se "koha e kaluar me vetveten na çliron në thelb nga gjithçka e tepërt". Çanta e shpinës së shtegtarit është e lehtë - nënvizoi kryeministrja - sepse përmban vetëm gjërat themelore.

Salvini: në punë, punëtorë italianë dhe të huaj

Në skenën e ngritur në zemër të sheshit të ri foli edhe ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini, i cili vlerësoi "integrimin" e punëtorëve italianë dhe të huaj si dhe unitetin e synimit të "forcave politike, sociale dhe sindikaliste", "në kryerjen e punimeve, duke vozitur "të gjithë në të njëjtin drejtim".

Pas përshëndetjeve institucionale nga Stefano Antonio Donnarumma, CEO i Ferrovie dello Stato dhe Francesco Rocca, president i rajonit të Lazios, inaugurimi u mbyll me prerjen tradicionale të shiritit dhe kalimin e një automjeti Anas, i cili ishte përgjegjës për realizimin e kantieret e ndërtimit,  ndjekur nga një Cinquecento e bardhë.

Anas: vështirësi për shkak të gjetjeve arkeologjike

Në përfundim të aktivitetit, e intervistuar nga mediat e Vatikanit, foli edhe Sara Fadlun, inxhiniere civile nga Anas, e cila koordinoi punimet e kantierit, duke rinisur me idenë e një “mrekullie të vogël” të realizuar për një hapësirë ​​prej 7000 metrash katror

Ndër “pengesat” e hasura gjatë punimeve ishte edhe zbulimi i “objekteve të rëndësishme arkeologjike në hyrje të nënkalimit”. Aldo Isi, CEO i Anas,  i të njëjtit mendim, nënvizoi për mediat e Vatikanit sinergjinë me Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore për të ruajtur gjetjet dhe, në të njëjtën kohë, për të përmirësuar "trafikun".

23 dhjetor 2024, 20:53
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031