Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro assai
Programe Podcast
Shtatorja e Zojës së Shpresës Shtatorja e Zojës së Shpresës

Jubileu: në Shën Pjetër, shtatorja e Shën Marisë së Shpresës

Shtatorja e Zojës Mari, që nderohet me emrin Zojës së Shpresës, vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, pranë Altarit të Rrëfimit, në Vatikan, me rastin e Jubileut të Shpresës vjen nga Shenjtërorja e Battipaglias, në provincën e Salernos, Itali, e do të mbetet në Vatikan deri në Festën e Dëftimit të Zotit (Ujit të Bekuar).

R.SH. / Vatikan

Shtatorja e Zojës Mari, që nderohet me emrin Zojës së Shpresës, vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, pranë Altarit të Rrëfimit, në Vatikan, me rastin e Jubileut të Shpresës vjen nga Shenjtërorja e Battipaglias, në provincën e Salernos, Itali, e do të mbetet në Vatikan deri në Festën e Dëftimit të Zotit (Ujit të Bekuar). Ati Stigmatin Francesco De Crescenzo tregon historinë e figurës mariane.

Historia e figures të Zojës së Shpresës lidhet pazgjidhshmërisht me popullsinë e Battipaglia-s të Italisë. Maria është Nëna e Shpresës së Shenjtë, sepse Nëna e Krishtit, Shpresa e njerëzimit. Nga viti 1819, vit i mbërritjes së Figures Shenjte, e sjellë nga Napoli, nga kalorësi Domenico Antonio Franchini, ngjarjet e gëzueshme dhe të trishtueshme të njerëzve u lidhën ngusht me devocionin, dashurinë dhe ndërmjetësimin e Virgjërës. Ngjarjet e fillesës rrëfehen në një dokument të jashtëzakonshëm, në librin e  kujtimeve të Franchinit, shkruar me dorë, që mbetet si dëshmi historike, edhe për lindjen e Battipaglia-s.

Në kapelën Franchini, ku qe vendosur figurja, jeta fetare dhe komunitare e banorëve të Battipaglias u zhvillua dhe u rrit nën vështrimin e ëmbël e amtar të Marisë. Ishte kopje e origjinalit të ruajtur në Napoli, në San Nicola alla dogana, që nuk ekziston më. Prej rreth 60 vitesh, në kapelën e Franchinit, Nëna e Shpresës endte fillin e dashurisë së njerëzve. Në vitin 1878, me urdhër të vajzës së Franchinit, Ipolita, u ndërtua shtatorja aktuale, për ta bërë më konkret dhe më praktik procesionin vjetor, por edhe për të shprehur në mënyrë më të fortë e më të prekshme devocionin e shpresës që kishte populli në Nënën e Zotit. Prej druri polikrom, realizuar në Napoli, shtatorja, e një autori anonim, ka qëllimisht tiparet e një të reje të thjeshtë, pikërisht për të nënkuptuar se Maria është një nga bijat e popullit.

Figurja lidhet ngusht me Krishtin. Në veprën origjinale, Maria e tregonte Krishtin Fëmijë në këmbë, me një zemër flakëruese në dorën e djathtë, shenjë e dashurisë së tij të zjarrtë për njerëzimin, ndërsa Virgjëra mbante në dorën e majtë Kryqin. Në bazën e kryqit, një spirancë e vogël, tek e cila mbështetej Zoja. Kryqi dhe spiranca, dashuria e Krishtit të kryqëzuar, shpresa e botës! Mesazhi është i qartë: Krishti Zot, Biri i Marisë, me vdekjen dhe gjalljen e tij, është Shpresa e botës. Dashuria e tij shpëton.

Populli e “kristalizoi” gjithë dashurinë e tij për Krishtin dhe Virgjërën Shenjte në figuren e Marisë, të paraqitur në këtë shtatore. Qëndrimi i Virgjërës,  pak e përkulur përpara "i ofron" njerëzve Shpresën, Birin e saj. Me dorën e djathtë mban një Spirancë, që në krahun vertikal dhe horizontal është Kryq i vendosur në tokë, i mbjellë në botë si Shpresë për popujt (Hebrenjve 6,19).

Maria është Nëna e Shpresës së Shenjtë, sepse Nëna e Krishtit, Shpresa e njerëzimit. Me kalimin e kohës, vullneti popullor e vendosi në dorën e Marisë që mban Fëmijën Jezus, edhe Rruzaren, në mënyrë që meditimi i mistereve të jetës së Jezu Krishtit me Marinë, të mund të shoqëronte shpresën e njerëzve.

Prej këndej virtyti teologjik i Shpresës (CCC 1817), buron nga kjo Gurrë, në të cilën Nëna dhe Biri bashkohen në misterin e Mishërimit dhe në Misterin e Pashkëve. Shtatorja, e nderuar dhe e dashur menjëherë nga njerëzit e Battipaglias, i frymëzoi gjithnjë brezat që ta jetojnë fenë e tyre dhe ngjarjet e historisë së tyre të ndriçuara nga shpresa në Krishtin. Maria e ndoqi popullin e mërguar gjatë bombardimeve të luftës së fundit, kur qyteti u shkatërrua; përkrahu dhimbjen dhe shpresën e popullit gjatë trazirave të vitit 1969; i dha guxim e besim gjatë tërmetit të vitit 1980. Ishte gjithmonë pikë referimi: i mirëpriti të gjithë ata që erdhën në fushën e Selës dhe u vendosën në Battipaglia.

Në “Festivalin e përvitshëm të Shpresës” shihet një turmë e madhe njerëzish, të cilët kremtojnë fenë dhe devocionin në Shenjten e tyre pajtore. "Instinkti" i popullit (sensus fidei fidelium) e kapi menjëherë këtë përmasë shprese si frymëzim i Shpirtit dhe e jetoi me dashuri për Nënën e Krishtit, e cila u kurorëzua Pajtore e qytetit dhe e popullit të Battipaglias më 1 Korrik 1979, me Breven Papnore të Shën Gjon Palit II.

Guri i parë i Shenjtërores së sotme kushtuar Zojës Mari u vendos në vitin 1906. Fillimisht iu kushtua Zojës së Karmelit, por edhe këtu ndërhyu populli që, e mbarti  menjëherë shtatoren e Shën Marisë së Shpresës nga kapela Franchini dhe e vendosi në një kamare të re. Sot kjo lloj gare na bën ta vëmë paksa buzën në gaz, ndonëse shpreh qartë vullnetin popullor. Në kalimin nga kisha e Franchinit, në Kishën që u zgjodh si shenjtërore mariane në korrik 1980, e gjithë jeta fetare e Battipaglias u pasurua me famulli të tjera, por zemra e qytetit ishte gjithnjë Zoja e Shpresës!

E restauruar plotësisht me rastin e Jubileut të vitit 2000, shenjtërorja është sot zemra e fesë së banorëve të Battipaglia-s, të cilët e nderojnë Shën Mërinë e Shpresës si qendrën unifikuese të identitetit dhe të jetës fetare e civile të qytetit.

27 dhjetor 2024, 09:41
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031