Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Ouverture
Programe Podcast
Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët dëshmojnë fitoren e dashurisë mbi egoizmin dhe vdekjen

Gjithë Shenjtorëve na bënë të reflektojmë mbi horizontin e dyfishtë të njerëzimit, që simbolikisht shprehet me fjalët ‘tokë’ dhe ‘qiell’: toka përfaqëson udhëtimin historik, qielli amshimin, plotësinë e jetës në Zotin. E kështu kjo festë na bënë të mendojmë për Kishën në përmasën e saj të dyfishtë: Kishën që udhëton në kohë dhe atë që kremton festën e pambarim, në Jerusalemin qiellor. Këto përmasa të dyfishta janë të bashkuara nga realiteti i ‘ bashkësisë së shenjtorëve’

R.SH. - Vatikan

Në Shenjtorët shohim fitoren e dashurisë mbi egoizmin e mbi vdekjen, shohim faktin që të ndjekësh Jezu Krishtin të çon në jetë, në Jetën e Amshuar, e të shkosh pas Krishtit i jep kuptim të sotmes dhe çdo çasti që kalon, sepse e përmbush me dashuri e shpresë. Kështu në festën e sotme të të Gjithë Shenjtorëve, të cilët Kisha i kremton sot më 1 nëntor, kemi ripohimin se njё jetё me Zotin garanton  fitoren e dashurisë mbi egoizmin dhe vdekjen.
Vetëm feja në jetën e amshuar na bënë ta duam më të vërtetë historinë dhe të sotmen, por pa u lidhur në mënyrë të përhershme, me lirinë e shtegtarit, që e do tokën pse e ka zemrën në Qiell.

Sot, kemi gëzimin të kremtojmë solemnitetin e të Gjithë Shenjtorëve, kjo festë na bënë të reflektojmë mbi horizontin e dyfishtë të njerëzimit, që simbolikisht shprehet me fjalët ‘tokë’ dhe ‘qiell’: toka përfaqëson udhëtimin historik, qielli amshimin, plotësinë e jetës në Zotin. E kështu kjo festë na bënë të mendojmë për Kishën në përmasën e saj të dyfishtë: Kishën që udhëton në kohë dhe atë që kremton festën e pambarim, Jerusalemin qiellor.

Këto përmasa të dyfishta janë të bashkuara nga realiteti i ‘ bashkësisë së shenjtorëve’: një realitet ky që fillon këtu mbi tokë e arrin plotësimin e vet në Qiell. Në botën tokësore, Kisha është fillimi i këtij misteri të bashkimit që njëson njerëzimin, në misterin e plotë të përqendruar e të mbështetur në Jezu Krishtin: është Ai që e ka shtie në gjininë njerëzore këtë dinamikë të re, këtë lëvizje që na shpie drejt Zotit e në të njëjtën kohë drejt vet bashkimit, drejt paqes në kuptimin më të thellë të fjalës.

Dëshironi të bëheni Shenjtorë

Shumë njerëz, që shtegtuan mbi tokë, për të shkuar, pastaj, në jetën e pasosur, deshën të bëhen shenjtorë. Shumë edhe u bënë. Po si? Në fillim bëni të nevojshmen, pastaj, të mundurën. Papritur e pakujtuar do të çuditeni kur të bëni edhe të pamundurën. E do ta kuptoni, atëherë, se është më mirë t’i ndriçosh të tjerët, sesa vetveten. Të tjerët ndriçohen e ndriçojnë vetëm duke i dashur.

Sepse bota  lindi nga dashuria, mbahet gjallë nga dashuria, shkon kah dashuria e hyn në dashuri. Shkon pa zhurmë, mbasi zhurma nuk bën mirë, ndërsa e mira nuk bën zhurmë! As nuk të nxit të bëhesh i madh. Shenjtorët e njihnin veten më mirë sesa i njihnin të tjerët; ja pse ishin të përvuajtur. E, mos e harroni kurrë: “Shenjtëria nuk është luks, është detyrë!” Sepse duke shenjtëruar vetveten, shenjtërojmë edhe shoqërinë!

01 nëntor 2024, 13:38
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031