Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Novelletta n. 8
Programe Podcast

Benedikti XVI, Kard. Parolin: mjeshtër i shpresës njerëzore në këto kohë të errëta

Sekretari i Shtetit përfundoi mbrëmë, në Sallën Regia të Pallatit Apostolik, ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Ratzinger 2024 teologut irlandez Cyril O'Regan dhe skulptorit japonez Etsurō Sotoo. Papa bavarez, tha kardinali, na inkurajon "të mbartim me fe e shpresë barrën e tmerrshme të urrejtjes dhe të së keqes, që e shtyp epokën tonë", me "arsye të shëndoshë", në kërkim të së vërtetës në Krishtin

R.SH. / Vatikan

“Në kohët e errëta që po kalojmë, Benedikti XVI është mjeshtër” që “na ndihmon t’i hapim mirë sytë dhe të rizbulojmë themelet e forta, për të vazhduar të shohim përpara, drejt unitetit, së vërtetës, bukurisë, dashurisë”. Me guxim dhe pasion, na inkurajon “ta mbartim me fe e shpresë barrën e tmerrshme të urrejtjes dhe të së keqes, që e shtyp epokën tonë dhe dërrmon çdo ditë jetë të panumërta njerëzore rreth nesh”. Kështu e kujtoi Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, figurën e Papës bavarez, i cili u nda nga jeta rreth dy vjet më parë, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit Ratzinger 2024 të premten, më 22 nëntor, në Sallën Regia të Pallatit Apostolik, organizuar nga Fondacioni i Vatikanit Joseph Ratzinger-Benedikti XVI, i cili që nga viti 2011 jep çmimin kushtuar Papës bavarez.

“Përkimi” i fituesve me Papën Benedikti

Në fjalimin përfundimtar, mbajtur para të pranishmëve pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve teologut irlandez Cyril O'Regan dhe skulptorit japonez Etsurō Sotoo, kardinali Parolin, në atmosferën e hapjes së afërt të Jubileut, duke kujtuar enciklikën e tij Spe salvi, "kushtuar tërësisht shpresës, shpresave njerëzore dhe shpresës së krishterë" e "të vënë nën shenjën e shpresës edhe nga Papa Françesku", nënvizoi se "zëri i Benediktit është një nga zërat e shpresës, që duhet të na shoqërojë".

Për të dy fituesit, Sekretari i Shtetit nënvizoi "përkimin" e mendimit, ndjeshmërisë, dëshmisë njerëzore dhe të krishterë me Joseph Ratzinger i cili, duke ndjekur moton e tij ipeshkvnore "Cooperatores Veritatis", e shkriu jetën "për të bërë të shkëlqejë e vërteta në të gjitha format e saj, me inteligjencën, kërkimin dhe mësimdhënien, me gjenialitetin, me lodhjen e shprehjes artistike e me dëshminë e shërbimit të tij njerëzor e kishtar”.

Detyra e hapur për të kërkuar të vërtetën

Në reflektimet e tij si teolog dhe në mësimet e tij si ipeshkëv dhe Papë, të shtrira në një gamë shumë të gjerë problemesh dhe temash, Ratzinger-Benedikti, sipas Kard. Parolin "nuk e humbi kurrë aftësinë për të nxjerrë në pah marrëdhënien me Zotin, përmes kërkimit të së vërtetës". Në këtë u duk frytdhënëse ideja e tij “se arsyeja njerëzore duhet të mbetet gjithmonë ‘e hapur’ e se çdo disiplinë nuk duhet të mbyllet në vetvete në një pozitivizëm steril”. E edhe nëse "është i bindur se përgjigja përfundimtare për këto pyetje gjendet në të vërtetën që zbulohet në Krishtin, kërkimi i kësaj të vërtete dhe kuptimi më i thellë i saj mbetet gjithmonë detyrë e hapur dhe befasuese, pa të cilën dinjiteti i njeriut zhvleftësohet dhe drejtimi i rrugës së tij humbet".

23 nëntor 2024, 14:56
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031