Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast

Sinodi: nesër Papa në lutjen ekumenike në Vatikan

Në vazhdën e mbrëmjes ekumenike të lutjes "Së bashku" (Together), mbajtur më 30 shtator 2023, në prag të hapjes së Sinodit, çast historik i rëndësishëm, është vendosur të organizohet edhe një moment tjetër lutjeje ekumenike, gjatë këtij Sesioni të dytë, për të gjithë pjesëmarrësit në Sinod, në prani të Papës Françesku dhe të delegatëve vëllazërorë, si edhe të përfaqësuesve të tjerë ekumenikë, që kanë ardhur në Romë. Do të mbahet nesër, më 11 tetor, nga ora 19.00 deri në orën 20.00

R.SH. - Vatikan

 “Ndër frytet më kuptimplote të Sinodit 2021-2024 është intensiteti i hovit dhe premtimi ekumenik që e dallon" (Instrumentum Laboris 2, 107). Në të vërtetë, gjatë gjithë procesit sinodal, si në konsultimet lokale, ashtu edhe në takimet kontinentale e në Sesionin e parë të Asamblesë XVI të Ipeshkvijve, ka qenë gjithnjë e fuqishme thirrja për të vazhduar në rrugën drejt unitetit dhe marrëdhënieve ekumenike. Për këtë arsye, Papa vendosi të rrisë numrin e "delegatëve vëllazërorë", siç quhen pjesëmarrësit nga traditat e tjera të krishtera. Në Sesionin e dytë të Sinodit, që po mbahet këtë muaj në Vatikan, ka 16 përfaqësues të Kishave dhe bashkësive të tjera të krishtera, katër më shumë se vitin e kaluar.

Më 11 tetor, nga ora 19.00 deri në orën 20.00, në sheshin e Protomartirëve romakë

Në vazhdën e mbrëmjes ekumenike të lutjes "Së bashku" (Together), mbajtur më 30 shtator 2023, në prag të hapjes së Sinodit, çast historik i rëndësishëm, është vendosur të organizohet edhe një moment tjetër lutjeje ekumenike, gjatë këtij Sesioni të dytë, për të gjithë pjesëmarrësit në Sinod, në prani të Papës Françesku dhe të delegatëve vëllazërorë, si edhe të përfaqësuesve të tjerë ekumenikë, që kanë ardhur në Romë.

Kjo lutje ekumenike do të mbahet nesër, më 11 tetor, nga ora 19.00 deri në orën 20.00 jo shumë larg Sallës Sinodale, në sheshin e Protomartirëve romakë, vend ku, sipas një tradite të lashtë, u martirizua Shën Pjetri Apostull. Edhe data e zgjedhur është shumë simbolike, pasi shënon përvjetorin e hapjes së Koncilit II të Vatikanit, që filloi më 11 tetor 1962.

Falënderim Zotit për të gjitha frytet ekumenike pas Koncilit

         “Kjo lutje do të jetë mundësi për të falënderuar Zotin për të gjitha frytet ekumenike pas Koncilit, duke nënvizuar 60-vjetorin e botimit të Kushtetutës dogmatike mbi Kishën “Lumen Gentium” dhe të Dekretit mbi ekumenizmin “Unitatis Redintegratio” (21 nëntor 1964)”, deklaroi sot, gjatë konferencës për shtyp të Sinodit, kardinali Kurt Koch, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve.

Bashkë me vëllezërit e Bashkësisë ekumenike të Taizé-së

         Lutja e nesërme është përgatitur nga një ekip i Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit dhe nga Dikasteri i kryesuar nga kardinali Koch, bashkë me vëllezërit e Bashkësisë ekumenike të Taizé-së. Këta të fundit, ashtu siç bënë vitin e kaluar për lutjen "Together", i japin kujt dëshiron mundësinë për të organizuar lutje ekumenike lokale, në lidhje me atë gjatë Sinodit. Lutja do të transmetohet drejtpërdrejt nga mediat e Vatikanit.

         Në konferencën e sotme për shtyp, si zakonisht, në orën 13.30, morën pjesë si “delegatë vëllazërorë”, Mitropoliti Job (Getcha), bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse (Patrikana Ekumenike); imzot Martin Warner, ipeshkëv i Chichester, bashkëkryetar i "Komitetit Katolik romak-Anglikan i Uellsit-Anglez" (Bashkimi Anglikan), dhe Anne-Cathy Graber, sekretare për marrëdhëniet ekumenike (Konferenca Botërore Menonite).

Sinodaliteti nuk është kundër primatit

         “Sinodaliteti nuk është kundër primatit: pa primat nuk ka sinodalitet, e pa sinodalitet nuk ka primat”, nënvizoi ndër të tjera kardinali Koch. “Për Kishën janë të rëndësishme marrëdhëniet ndërmjet sinodalitetit dhe primatit, njëri nuk ekziston pa tjetrin. Sinodaliteti duhet të shprehet në të gjitha nivelet: lokale, rajonale dhe universale”, shpjegoi kardinali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për primatin papnor.

10 tetor 2024, 15:38
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031