Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
Kardinali Luis José Rueda Aparicio, kryeipeshkëv i Bogotas Kardinali Luis José Rueda Aparicio, kryeipeshkëv i Bogotas

Kard. Rueda, "në qendër të Sinodit përshpirtëria, ekleziologjia dhe rruga misionare, formimi"

Deri në tani në seancën e dytë të Asamblesë së XVI të përgjithshme të Sinodit sipas kardinalit Rueda “ishin çaste shumë ndriçuese, shumë të thella, e kjo na bën të ndjejmë se i gjithë sinodaliteti fillon nga përshpirtëria: “Duhet të flasim për përshpirtërinë e bashkimit, përshpirtërinë sinodale dhe përshpirtërinë e popullit të Zotit”

R.SH. / Vatikan

Kardinali Luis José Rueda Aparicio, kryeipeshkëv i Bogotas, i zgjedhur ditët e fundit ndërmjet 14 hartuesve të dokumentit përfundimtar të Sinodit të sinodalitetit, që përfaqëson Kishën e Amerikës Qendrore dhe Jugore, foli dje përmes një video, duke pasqyruar çka përjetoi deri në tani në seancën e dytë të Asamblesë së XVI të përgjithshme të Sinodit.

“Ishin çaste shumë ndriçuese, shumë të thella, e kjo na bën të ndjejmë se i gjithë sinodaliteti fillon nga përshpirtëria: “Duhet të flasim për përshpirtërinë e bashkimit, përshpirtërinë sinodale dhe përshpirtërinë e popullit të Zotit” - theksoi.

Më pas kujtoi se gjatë javës diskutimi u përqendrua mbi tri bazat, që ndërtojnë rrugën sinodale: përshpirtëria, kisha dhe rruga misionare, duke analizuar secilën prej tyre. Në veçanti, kujtoi se sinodaliteti ka një përmasë konstituive misionare. Do të thotë mision shërbimi, i dyerve të hapura, që hyn në zemrën e të gjithëve. Vërejti edhe se për ta arritur këtë Kishë misionare, është i nevojshëm formimi i të gjithë anëtarëve të popullit të Zotit: “Ne duhet ta formojmë veten: formimi i të gjithë anëtarëve të popullit të Zotit fillon nga takimi me Jezu Krishtin, takimi me njeriun, që na thërret të jemi me të, takimi me vetjen si qenie njerëzore dhe takimi me njerëzit e tjerë”, theksoi në përfundim.

 

16 tetor 2024, 14:57
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031