Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro molto moderato
Programe Podcast

Shenjtja Nënë Terezë në 45 vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe

Shenjtja Nënë Terezë në fjalimin që mbajti në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe, mes tjerash tha: Ta falënderojmë Zotin për mundësinë që kemi, gjithë së bashku, sot, për këtë dhuratë të paqes, që na kujton se jemi krijuar për ta jetuar këtë paqe,.. Zoti, u bë njeri dhe e shpalli botërisht se kishte ardhur për ta sjellë këtë lajm të mirë, paqen për të gjithë njerëzit vullnetmirë.

R.SH. - Vatikan

Ishte 17 tetor 1979 kur Komiteti ndërkombëtar i Akademisë së Shkencave të Suedisë njoftoi se çmimi Nobel për Paqe do t'i shkonte murgeshës shqiptare,  Ganxhe Bojaxhiut, Nënë Terezëns, avokate e vendosur e më të varfërve ndër të varfër, e cila më vonë u bë Shenjte.

Në motivacionin e ndarjes së Cmimit, komisioni i ngarkuar njoftoi se: ”Çmimi Nobel i Paqes ju dha Nënë Terezës së Kalkutës për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër dhe për respektin dhe vlerësimin e dinjitetit të çdo njeriu. Përveç kësaj: Për punën e bërë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit,  që përbën, gjithashtu, një kërcënim për paqen”.

E Nënë Tereza, me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqen, pati mundësinë, menjëherë, të tregonte se stili i saj i jetesës, që ishte në përkim me Ungjillin e dashurisë, dëshmohej në çdo moment e në çdo gjest të jetës së saj, posaçërisht në përkuljen e saj mbi mjerimet e dhimbjet e të varfërve e të uriturve të botës, prandaj Nënë Tereza kërkoi dhe arriti të realizoi që banketi i zakonshëm që organizoj, pas dhënies së çmimit, të mos bëhej dhe që paratë e kursyera (6,000 dollarë) të banketit të destinoheshin për të varfrit e Kalkutës, të cilët me këtë shumë do të ushqeheshin për një vit të tërë. "Shpërblimet tokësore janë të rëndësishme vetëm nëse përdorën për të ndihmuar të varfrit e botës” .

Rregulltarja e madhe, Nënë Tereza u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin për paqe vetëm sepse një pranim i tillë do t'u vlente shumë të varfërve të saj. E, kur iu desh të jepte një nga intervistat më të rëndësishme, në tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, Shën Nënë Tereza foli në një mënyrë krejtësisht të padëgjuar në atë sallë, që ka parë e ka dëgjuar mendjet më të ndritura të njerëzimit.

“Lapsi i vogël në duar të Zotit”, kjo është Nënë Tereza, bija e një populli dhe toke të vogël, që i bëri të njohur e të nderuar kudo shkeli. Arsyeja që përkujtojmë sot është pse: “Ajo ishte dëshmitare, që tundte zemrat e të gjithëve. I tundte me fenë e saj në Zotin, të shprehur përmes veprave konkrete të dashurisë e të bamirësisë. Duke fituar kështu edhe zemrat e hinduistëve e të myslimanëve.

“Shpresoj se do t’ia dal mbanesh t’i kthej njerëzit në rrugën e Zotit – thoshte Shën Nënë Tereza. E kur flas për kthim, kam parasysh kthimin e zemrave. Nëse takohemi me Zotin, e mirëpresim në jetën tonë, e kjo domethënë se jemi në rrugën e kthimit. Domethënë se bëhemi hinduistë më të mirë, myslimanë më të mirë, katolikë më të mirë”. Me këtë bindje Nënë Tereza, ashtu si Shën Pali Apostull, u bë “gjithçka për të gjithë”, e prandaj sot e nderojmë gjithkund e të gjithë, sepse u dha të varfëve në trup e në shpirt, një flakë dashurie, që duke djegur, pastron, rilindë e shpëton.

E tërë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin, që lidhet e ushqehet përmes lutjes së vazhdueshme, duke  shndërruar kështu njeriun në flakë dashurie.

Kështu, duke e kujtua dhe nderuar Shën Nënë Terezën, në 45-vjetorin e vlerësimit me Çmimin Nobel për Paqen, nuk duhet të harrojmë se Ajo është një mesazh dashurie, pa kufij fesh e racash, motra e vogël dhe e madhe shqiptare dinte t’u fliste të gjithëve, sidomos t’u shërbente me dashuri e përkushtim të më varfëve ndër të varfër, njerëzve të mënjanuar nga shoqëria. Po Shën Nënë Tereza qe mësuese e artit të dashurisë vëllazërore.

Ja si e kujton e Shën Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezë 17 tetorin e vitit 1979, kur Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë e nderoi me Çmimin Nobel për paqen:

Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t’u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit.
Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë.
Në Oslo ndodhi një mrekulli e vërtetë: u lutën të gjithë, në një vend ku s’ishte dëgjuar kurrë ndonjë lutje.
Ishim mbledhur në një sallë për dorëzimin e Çmimit e, sapo m’u dha mundësia të flas, thashë: “Me që jemi mbledhur të gjithë për të falënderuar Zotin e Çmimit Nobel për Paqen, mendoj se do të ishte vërtetë e bukur të luteshim për paqen”.

E të gjithë së bashku nisëm lutjen e Shën Françeskut: “Zot, më bëj lajmëtar të paqes sate”, teksti i së cilës u qe shpërndarë të pranishmëve. Ishte diçka vërtetë tronditëse. Prekëse. E mrekullueshme: luteshin të gjithë, ndonëse siç dihet, numri i katolikëve në Norvegji është shumë i vogël.

17 tetor 2024, 16:07
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031