Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro vivace
Programe Podcast
Papa Francesco abbraccia un'anziana Papa Francesco abbraccia un'anziana
Editorial

Një zemër që ndryshon botën

Enciklika e Papa Françeskut na ndihmon të kuptojmë mënyrën me të cilën Krishti na do. Ne mund të kuptojmë se si Jezusi na do, sugjeron Papa Françesku, "duke e vështruar atë të duke vepruar", domethënë, duke medituar mbi skenat e ungjillit dhe duke e lejuar veten të mahnitemi nga ngjarjet ungjillore që vazhdojnë të ndodhin rreth nesh, ndoshta aty ku nuk e presim.

R.SH. / Vatikan

Andrea Tornielli

Papa Françesku shkruan në enciklikën e tij të re se “mënyra me të cilën Krishti na do është diçka që Ai nuk deshi të na shpjegonte shumë. E tregon atë në gjestet e tij. Duke e vështruar veprimin e tij, ne mund të zbulojmë se si Ai sillet me secilin prej nesh...”. Fëmijë siç jemi ne të racionalizmit grek, të idealizmit post-kristian, të materializmit dhe sot në kulturën e lëngshme të individualizmit, ne përpiqemi të kuptojmë plotësisht se në fund të fundit krishterimi nuk mund të reduktohet në një teori, në një filozofi, në një grup normash morale dhe as edhe në një sekuencë emocionesh sentimentale. Përkundrazi, krishterimi është takim me një Person të gjallë.

Prandaj, të kuptosh se si Jezusi na do, domethënë se Ai na tërheq dhe na thërret, domethënë të hyjmë në një marrëdhënie me Të, e kjo nuk mund të reduktohet në arsyetim, në një identitet kulturor që duhet të tregohet ose në një manual rregullash që duhen konsultuar kur konsiderohen të nevojshme. Të kuptosh sesi Jezusi na do ka të bëjë me zemrën: është një histori gjestesh, shikimesh dhe fjalësh. Është një histori miqësie, një çështje zemre. “Unë jam zemra ime – shkruan Pasardhësi i Pjetrit në enciklikën e tij të re – sepse është pikërisht zemra ajo që më dallon, që formon identitetin tim shpirtëror dhe më vë në marrëdhënie e bashkësi me njerëzit e tjerë”.

Ne mund të kuptojmë se si Jezusi na do, sugjeron Papa Françesku, "duke e vështruar veprimin e tij", domethënë, duke medituar mbi skenat e ungjillit dhe duke e lejuar veten të mahnitemi nga ngjarjet ungjillore që vazhdojnë të ndodhin rreth nesh, ndoshta aty ku nuk e presim.

Duke e parë së vepruari, ne shohim se Jezusi "u kushton gjithë vëmendjen njerëzve, shqetësimeve të tyre, vuajtjeve të tyre". Ajo që nazarenasi propozon është «përkatësia reciproke e miqve. Ai erdhi, ka i kapërceu të gjitha distancat, u bë i afërt me ne, fare pranë nesh si gjërat më të thjeshta dhe më të përditshme të ekzistencës. Në fakt Ai ka një emër tjetër, që është “Emmanuel” e do të thotë “Zoti me ne”, Zot i afërt me jetën tonë, që jeton mes nesh. Biri i Hyjit u mishërua” dhe u zbraz duke u bërë shërbëtor dhe duke u flijuar nga dashuria.

Të ndeshesh me fenë e krishterë do të thotë të takosh zemrën e Krishtit, atë zemër të paaftë për të qëndruar indiferente, e cila duke na përqafuar me mëshirën e saj të pafund na fton ta imitojmë Jezusin. Dhe kjo ka pasoja sociale, sepse bota, e cila mbijeton mes luftërave, disbalancave socio-ekonomike, konsumizmit dhe përdorimit antinjerëzor të teknologjisë "mund të ndryshojë duke u nisur nga zemra". Enciklika Dilexit nos bëhet kështu një çelës interpretues për të gjithë pontifikatin.

 

24 tetor 2024, 12:53
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031