Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Adagio per violoncello
Programe Podcast
Mesha e kremtuar nga kardinali Mario Grech Mesha e kremtuar nga kardinali Mario Grech

Kardinali Grech: përgatitet faza vendimtare e Sinodit të Ipeshkvijve

Në fund të javës së katërt të Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin, do të bëhet i njohur dokumenti përfundimtar, për të cilin kanë filluar tashmë përgatitjet. Sot paradite, Relatori i Përgjithshëm i Sinodit, gjatë meshës së kremtuar në Shën Pjetër, bëri thirrje për unitet dhe guxim

R.SH. - Vatikan

Filloi sot java e katërt dhe e fundit e Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin në Vatikan, i cili vijon me etapa që nga viti 2021. Në fund të saj, do të bëhet i njohur dokumenti përfundimtar, për të cilin kanë filluar tashmë përgatitjet. Sot paradite, Relatori i Përgjithshëm i Sinodit kremtoi meshën e Shpirtit Shenjt në bazilikën e Shën Pjetrit, gjatë së cilës bëri thirrje për unitet dhe guxim. "Kemi arritur në fazën përfundimtare të punës së asamblesë sonë sinodale, e cila po korr frytet e një rrugëtimi të gjatë, që filloi në tetor 2021", pohoi kardinali Mario Grech. Njëkohësisht, ai vuri në dukje rrezikun e përçarjes, nga njëra anë e, të vetëkënaqësisë, nga ana tjetër. Duhet “të korrim frytet e rrugës sinodale dhe të asamblesë sonë, pa u përçarë, por duke kërkuar bashkimin”, theksoi kardinali maltez. Procesi sinodal ndihmoi "për të parë dhuratat, që lulëzojnë në popullin e Zotit sot". Tani, këto "fryte të pasura" duhet të shtohen e të "mbillen, pra, të investohen sërish" e jo të magazinohen për t’i mbajtur në siguri.

Të korrat e arritura përmes procesit të reformës nuk janë vendmbërritja e tij, por mund të jenë pikënisja e një procesi të ri, pohoi prelati. Të shtunën, pas gati katër javësh diskutime, asambleja do të votojë për një dokument përfundimtar me sugjerime për Papën. Ati i Shenjtë do të vendosë se cilin nga rezultatet do të përfshijë në të ashtuquajturën Letrën e tij post-sinodale. Mos qëndroni brenda kufijve të njohur, i paralajmëroi Grech anëtarët e Sinodit, duke folur si kundër amullisë, ashtu edhe kundër vetëkënaqësisë pa bazë. “Edhe ne ka rrezik të mbetemi brenda kufijve, që i njohim mirë. Edhe ne ka rrezik të jetojmë, duke u kënaqur me ç’kemi bërë më parë”, vërejti kardinali. “Por kuptimi i të vërtetave dhe vendimet baritore vazhdojnë, duke u përforcuar me kalimin e viteve, duke u zhvilluar me kalimin e kohës, duke u thelluar me moshën”, inkurajoi Grech.

Në fund të fundit, vetëm Shpirti Shenjt mund të na lejojë të punojmë në mënyrë që të mbetemi të hapur për risitë e Zotit. Papa Françesku theksoi në tetor 2021 se Sinodi nuk është as parlament, as "sondazh opinioni". Protagonist i Sinodit është Shpirti Shenjt, citoi kardinali. Prandaj, pjesëmarrësit në Sinod duhet të jenë “në dialog” me Shpirtin Shenjt dhe të presin shenjën e ndërhyrjes së Tij. “Nëse e dëgjojmë zërin e Shpirtit, përfundimi i kësaj asambleje sinodale nuk do të jetë fundi i asgjëje, por një fillim i ri në mënyrë që Fjala e Hyjit të përhapet dhe të lëvdohet”, shpjegoi Grech.

21 tetor 2024, 11:38
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031