Kërko

Il cardinale Parolin alla 79.ma Assemblea generale delle Nazioni Unite Il cardinale Parolin alla 79.ma Assemblea generale delle Nazioni Unite

Kard. Parolin: Selia e Shenjtë që 60 vjet në OKB për të mbrojtur të drejtat e dinjitetin e njeriut

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kremtoi Meshën, në Nju Jork, me rastin e 60-vjetorit të hyrjes së Selisë së Shenjtë si vëzhgues në Kombet e Bashkuara: në këto gjashtë dekada, tha Parolin, duke cituar Palin VI, Kisha ka qenë "një eksperte në fushën humanitare". Në pritjen me përfaqësuesit e përhershëm, mbështetësit dhe ambasadorët, kardinali Parolin ripohoi ftesën për vëllazërim: "Të gjithë jemi anëtarë të një familjeje të vetme njerëzore, të punojmë për të tejkaluar përçarjet".

R.SH. - Vatikan

"Eksperte e njerëzimit" që gjashtëdhjetë vjet në mbrojte të dinjitetit të çdo njeriu dhe të të drejtave të njeriut, duke filluar nga e drejta për jetën, që mbështet drejtësinë sociale dhe zhvillimin ekonomik, që mbron mjedisin, që ngre zërin për ata njerëz që nuk kanë zë. Para së gjithash, migrantët, refugjatët, personat e zhvendosur. Kardinali Pietro Parolin përdori shprehjen e paharrueshme të Palit VI, Papa i parë që vizitoi Kombet e Bashkuara në vitin1965, për të folur punën e kryer nga Selia e Shenjtë në OKB në gjashtë dekadat e fundit.

Kjo do të thotë, që kur u bë pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara si Shtet vëzhgues në vitin 1964. Sekretari i Shtetit të Vatikanit kremtoi Meshën me rastin e 60-vjetorit të hyrjes së Selisë së Shenjtë si vëzhgues në Kombet e Bashkuara, dje, më 30 shtator, në Kishën e Familjes së Shenjtë në New York City, takimin përfundimtar të udhëtimit të tij në SHBA për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

01 tetor 2024, 12:38