Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
2023.12.28 2023.12.28

Enciklika ‘Summi Pontificatus’ e Piut XII për dinjitetin e njeriut e kundër luftës

Enciklika ‘Summi Pontificatus’ e Piut XII për dinjitetin e njeriut e kundër luftës u botua më 20 tetor 1939. Enciklika dëshiron të jetë një dokument programatik i papnisë së Piut XII. Vendos botëkuptimin e bashkëjetesës paqësore, që nuk ka vetëm domethënie negative të heqjes dorë nga dhuna, por edhe domethënien pozitive të vëllazërimit ndërmjet njerëzve e popujve. Dokumenti përfaqëson dënimin e prerë të totalitarizmave të asaj kohe, e në mënyrë të veçantë, të totalitarizmit nazist.

R.SH. / Vatikan

Enciklika ‘Summi Pontificatus’ e Piut XII për dinjitetin e njeriut e kundër luftës u botua  më 20 tetor 1939. Kështu Papa Piu XII nënshkruante enciklikën e tij të parë, Summi Pontificatus. E Eugjenio Paçelli ishte zgjedhur Papës në Katedrën e Shën Pjetrit vetëm prej disa muajsh e, prej disa javësh, me pushtimin nazist të Polonisë, kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore.

Kështu, Summi Pontificatus është enciklika parë e Papës Piu XII, botuar më 20 tetor 1939 me rastin e katërdhjetë vjetorit të shugurimit të tij meshtarak e të përkushtimit të njerëzimit Krishtit Mbret sipas vullnetit të paraardhësit të tij Papës Leonit XIII.

Enciklika dëshiron të jetë një dokument programatik i papnisë së Piut XII. Vendos botëkuptimin e bashkëjetesës paqësore, që nuk ka vetëm domethënie negative të heqjes dorë nga dhuna, por edhe domethënien pozitive të vëllazërimit ndërmjet njerëzve e popujve.

Dokumenti përfaqëson dënimin e prerë të totalitarizmave të asaj kohe, e në mënyrë të veçantë, të totalitarizmit nazist. Enciklika Summi Pontifalics (1939), bënë një bilanc të kohës së kaluar, e prezanton një konstatim të dhimbshëm: largimin e njerëzve nga feja; këndej fton popullin e Zotit në një përtëritje e kthim te zemra e Krishtit. Një pjesë të rëndësishme të kësaj Enciklike programatike, Papa Piu XII ia kushton pikërisht temës së paqes e kundërvënies ndërmjet Krishterimit e totalitarizmit. Mbi këtë dokument, që edhe në realitetin e sotëm botëror mbetet jashtëzakonisht aktual, historiani nga Universiteti romak “La Sapienza” Françesko Malgjeri thotë:

Shpërthimi i luftës, e i kësaj lufte, që ishte luftë e lidhur me një vizion ideologjik, e bënë Papën të ndërhyjë me këtë enciklikë në të cilën, në një farë mënyre, ideja e paqes  është e lidhur edhe me refuzimin e idesë së totalitarizmave e saktësisht me idenë - tha atëherë Papa Piu XII - “e një botëkuptimi, që i jep Shtetit autoritet të pakufizuar”. E prandaj, pikërisht këtë vizion të totalitarizmit në Evropë e gjykon si element, që favorizonte konfliktet. Çështja ishte sidomos ajo e ripohimit të të drejtave të njerëzve, ajo e nevojës së një marrëveshje dhe të një bashkëjetese paqësore ndërmjet popujve”.

Në realitet, në enciklikën “Summi Pontificatus”, Papa Piu XII nënvizon këtë kundërvënie ndërmjet qytetërimit të dashurisë - qytetërimit të krishterë - dhe dhunës ideologjike të totalitarizmave...

Arsyeja që do të përsëritet edhe në dokumentet e mëvonshme të këtij pape - posaçërisht mendoj për radiomesazhet e tij për Krishtlindje, duke u nisur nga viti 1939 deri në vitin 1942, ku përvijohet plani i një bashkësie ndërkombëtare të frymëzuar pikërisht nga respektimi i drejtësisë, i së drejtës; mendoj për radiomesazhin, siç ishte edhe ai i vitit 1944, në të cilin kemi një thirrje të saktë mbi vlerën e demokracisë si një sistem i frymëzuar edhe nga vizioni i krishterë, i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve e ndërmjet popujve”.

Kujtojmë se kjo enciklikë e Papa Piut XII, do të përdoret, ripohohet, aktualizohet edhe në magjisterin e papëve të mëvonshëm, nga Papa Gjoni i XXIII deri tek Papa Françesku.



21 tetor 2024, 16:08
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031