Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MESHA NË LATINISHT
Programe Podcast
 Missioni Giornata 2024 bambini e misisonario Missioni Giornata 2024 bambini e misisonario

Dita misionare, video e TPMS: të sjellim shpresë, fe dhe veprim

Me rastin e Ditës së 98-të Misionare Botërore 2024, e cila do të kremtohet nesër, e diel 20 tetor, me temën "Shkoni dhe ftoni të gjithë në banket", Veprat Misionare Papnor (the Pontifical Mission Societies (TPMS)) publikojnë një video në shumë gjuhë që përmban fytyra dhe zërat e misioneve anembanë botës

R.SH. - Vatikan

“Ndërsa nisim këtë rrugëtim së bashku, ju kërkojmë që të mos jeni thjesht spektatorë, por pjesëmarrës aktivë në këtë mision. Është më shumë se një ftesë, është një thirrje për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe. Ky është momenti ynë: së bashku mund të sjellim shpresë, besim dhe veprim në të gjitha viset e tokës". Ky është mesazhi i videos së publikuar nga Veprat Misionare Papnore me rastin e Ditës së 98-të Misionare Botërore 2024, e cila fkremtohet të dielën më 20 tetor, me temën "Shkoni dhe ftoni të gjithë në banket" (shih Mt 22,9).

Videoja e publikuar nga Veprat Misionare Papnor me rastin e Ditës Botërore të Misionit 2024

Të kremtosh komunitetin

“Banketi – shpjegon transmetuesi që shoqëron videon e krijuar falë bashkëpunimit të drejtorive të Veprave Misionare Papnore të shpërndara në mbarë botën – është një festë e komunitetit, një dialog i hapur feje dhe një dëshmi e angazhimit tonë për të mirëpritur vëllezërit tanë dhe motrat e para nga margjinat e shoqërisë".

Në pothuajse tre minutat e videos, në gjuhë të ndryshme, shfaqen imazhe të veprimtarive misionare të shpërndara në mbarë globin, ndërsa fytyrat dhe zërat e misionarëve burra dhe gra, drejtorë kombëtarë dhe njerëz laikë të impenjuar në Veprat Misionare Papnore dhe, si një i ftuar i jashtëzakonshëm, Kardinali Soane Patita Paini Mafi, ipeshkëv i Tongës, Polinezi. Në ndërhyrjet e shkurtra përsëriten fjalët “shko”, “ftoj”, “shpall ungjillin”, “kremto”, “bashkëndaj”, “drejtësi”, “gëzim” dhe “vëllazëri”.

 

19 tetor 2024, 17:59
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031