Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Hirtengesang. frohe und dankbare gefuhle nach dem sturm - Canto Pastorale: Sentimenti di gioia e di ringraziamento dopo la tempesta
Programe Podcast
Padre Matteo Ricci, missionario in Cina Padre Matteo Ricci, missionario in Cina

Atë Lombardi: Matteo Ricci, urë dialogu ndërmjet Krishterimit dhe Kinës

Jezuiti dhe presidenti i Fondacionit të Vatikanit "Joseph Ratzinger-Benedikti XVI" foli në konferencën kushtuar vëllait, që kontribuoi në inkulturimin e Ungjillit në vendin aziatik, në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

R.SH. / Vatikan

“Mësimi diplomatik i Matteo Riccit”, shkruhet në titullin e takimit “Bamirësia Politike” që u zhvillua më 16 tetor, në Vatikan. Por njëkohësisht  mësim, që hidhte gurin edhe për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike, për vlerën e miqësisë. Ky aspekt i misionarit të madh jezuit të shekullit të shtatëmbëdhjetë u theksua nga sivëllai i tij, Atë Federico Lombardi, i cili foli në konferencën kushtuar Matteo Riccit, së bashku me Sima Avramoviç, ambasador i Serbisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Chloé Silvia Tilman Dindo, ambasadore e Timor-Leste në Selinë e Shenjtë.

Model i shquar

At Matteo Ricci - kujtoi Atë Lombardi, ishte "misionari i parë jezuit që hyri në Perandorinë Kineze" dhe, pas "disa fazave të një itinerari të gjatë" shtegtoi deri në Pekin, ku mbërriti në vitin e largët 1601 e ku "hodhi themele të qëndrueshme për praninë e krishterë në Kinë”. Atë Ricci ndoqi gjurmët e Shën Françesk Saverit, i pari jezuit që shkeli në Lindje me dëshirën të hynte në Kinë. Deshi, por nuk mundi, për shkak të vdekjes që e ndiqte pas në ato shtigje të vështira!

Për të kryer shërbimin e tij - vijoi Atë Lombardi - Atë Ricci studioi me durim gjuhën dhe zakonet e vendit të madh aziatik, në Makao. “Kjo dëshirë për të njohur kulturën kineze dhe për t'u përshtatur me të, për të hyrë në botën e saj “butësisht e ëmbëlsisht”, larg çdo qëndrimi epërsie, të ngurtë dhe në njëfarë kuptimi të dhunshëm, do të jetë karakteristikë - vërejti Atë Lombardi – e misionarit e metodë e jezuitëve, model i shquar i të cilëve është Ricci”.

Respekt dhe paqe

Ky depërtim i plotë në qytetërimin kinez çoi - vuri në dukje Atë Lombardi - në pohimin e një procesi "inkulturimi" të Ungjillit, të lejuar nga "respekti i thellë" i Atë Riccit për bashkëbiseduesit e tij kinezë, nga dëgjimi i vëmendshëm i pyetjeve dhe konsideratave të tyre, me frymë të vërtetë miqësore.

E, pikërisht me këtë frymë "Matteo Ricci do të zhvillonte një dialog të frytshëm me miqtë e tij kinezë, deri në vdekje, në fushat e shkencës, moralit e - çka ishte qëllimi më i thellë i misionit të tij - sidomos  fesë, Zotit dhe shëlbimit".

Nga kjo - përfundoi Atë Lombardi - vjen deri në ditët tona kontributi i çmuar i jezuitit të shekullit të shtatëmbëdhjetë "për mundësinë e marrëdhënieve ndërmjet popujve në respekt të anasjelltë e në paqe", "parë si model i marrëdhënieve të frytshme të respektit dhe miqësisë ndërmjet Lindjes me Perëndimin! E ne sot mund të shtojmë edhe mes krishterimit dhe Kinës”.

18 tetor 2024, 13:45
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031