Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Finale: Allegro vivace
Programe Podcast

Sinodi, Grech: Kisha është e Zotit, jo një fryt i veprimeve tona

Në të parën nga dy ditët e tërheqjes shpirtërore që i paraprijnë Asamblesë së Sinodit që fillon më 2 tetor, sekretari i përgjithshëm i Sinodit kardinali Grech i fton pjesëmarrësit e Asamblesë Sinodale të heqin dorë nga "qasjet dhe skemat e paracaktuara": t’ia besojmë këtë mbledhje të dytë të Sinodit Marisë Virgjër. Ajo është modeli i dëgjimit që duhet të karakterizojë punën e javëve të ardhshme

R.SH. - Vatikan

Pika e parë është lutja, pa të cilën ndryshimet në Kishë janë në të vërtetë "ndryshime grupore". Më pas t’ja besojmë punimet e Sinodit Zojës Mari, pa të cilën Kisha "do të ishte ajo që për fat të keq u duket shumë njerëzve: asgjë më shumë se një organizatë". Kështu Kardinali Mario Grech bashkon dy citime me përmbajtje të ngjashme në një sekuencë të shpejtë - i pari nga Papa, i dyti i marrë nga një dokument i ipeshkvijve gjermanë të vitit '79 - për të nxjerrë në pah një kuptim dhe një model që duhet pasur qartë në mendje në pragun e takimit të dytë të Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin e Kishës që nis pasnesër.

Në"tokën e shenjtë"

Sekretari i përgjithshëm i Sinodit kardinal Grech foli i pari në ditën a parë nga dy ditët e tërheqjes shpirtërore ku marrin pjesë, sot dhe nesër, pjesëmarrësit e mbledhjes së dytë mbi sinodalitetin. “Protagonisti i Sinodit është Shpirti Shenjt” dhe nëse Ai nuk është, aty “nuk do të ketë Sinod” pohoi kardinali me fjalët e Françeskut të disa viteve më parë. Vetëdija duhet të jetë ajo që kishte Moisiu përballëkaçubës së zjarrtë që digjej, përulësia e të diturit se jemi në "tokë të shenjtë".

Trashëgimia e pandarë

Moisiu duke hequr këpucët, shpjegon kardinali Grech, është imazhi i një zhveshjeje të cilën janë thirrur të bëjnë edhe pjesëmarrësit e Sinodit. “Ne zhvishemi - thotë kardinali - nga 'petkat', qasjet dhe skemat që ndoshta kishin kuptim dje, por sot janë bërë barrë për misionin dhe vënë në rrezik besueshmërinë e Kishës (...) Duhet të jemi të gatshëm të zhvishemi, pasi dëgjimi është një veprim radikal shpronësimi përballë të tjerëve dhe përballë Zotit”. Edhe pse ne vijmë "nga Kisha të ndryshme lokale, të gjitha me pasuritë e tyre, të gjitha me sfidat e tyre, të gjitha të përkushtuara në ripërtëritjen e vetvetes dhe të impenjuara për të gjetur mënyra të reja dhe një gjuhë të re për t'u folur për Jezusin burrave dhe grave të sotme", në këto ditë, vëren sekretari i përgjithshëm i Sinodit, “jemi të 'ulur bashku' për t’i ruajtur të mirat e Kishës nëpërmjet një trashëgimie të pandarë që do të bashkëndahet me të gjithë, pa përjashtuar askënd".

Maria, akti themelues i Kishës

Nga kjo perspektivë e bashkëndarjes dhe pranimit reciprok të këndvështrimeve dhe ndjeshmërisë, piqet propozimi i kardinalit Grech për t'ia besuar Asamblenë e Dytë Sinodale mbrojtjes së Zojës së Bekuar. “Maria është Virgjëra që dëgjon, që e pret Fjalën e Hyjit me besim; dhe kjo ishte për të premisa dhe rruga drejt amësisë hyjnore”: në këtë rast citati është marrë nga Marialis Cultus e Palit VI dhe nga dokumenti i ipeshkvijve gjermanë të '79, kardinali Grech merr një pasazh që i bën jehonë asaj që u tha dy ditë më parë nga Papa Françesku në aeroplanin që kthehej nga Belgjika më Romë, gjatë konferencës së shtypit me gazetarët, mbi temën e epërsisë së gruas në Kishë. Nëna e Jezusit, pohojnë ipeshkvijtë, “përbën aktin e vërtetë themelues të Kishës; gjithçka që erdhi më pas, shërbesa apostolike, sakramentet, dërgimi në mision në botë, presupozon këtë themel marian”.

Rruzarja, lutja e Sinodit

Shpresa e Sekretarit të Përgjithshëm të Sinodit është që Asambleja Sinodalale që inaugurohet të jetë ajo “tokë e mirë në të cilën Fjala e Zotit mund të japë fryte të begatshme”. Në këtë muaj tetor kushtuar Marisë Virgjër, ftesa është që gjatë punimeve të Sinodit të lutet Rruzarja shenjte me devocion”. Të gjithë pjesëmarrësve do t'u jepet "një kurorë e rruzares, në mënyrë që kjo lutje të na shoqërojë në udhëtimin e këtyre ditëve" përmes asaj "përsiatjeje të pandërprerë mbi Fjalën e Zotit" që vetë Rruzarja propozon. Misteret e kësaj lutjeje, vëren Kardinali Grech, përmes jetës së Jezusit, na mësojnë, siç bëri Maria, të jemi dishepuj të Zotit." Prandaj, përfundon kardinali, “Asambleja Sinodale që fillon rrugëtimin e saj është një Rrëshajë e ripërtërirë, në mënyrë që Ungjilli i Jezusit të vazhdojë të fekondojë jetën e mbarë njerëzimit dhe ne të jemi një Kishë sinodale dhe misionare”.

30 shtator 2024, 16:53
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031