Kërko

2024.09.16 Conferenza stampa di presentazione del Sinodo 2024.09.16 Conferenza stampa di presentazione del Sinodo

Sinodi, në hapje një lutje për faljen e mëkateve në Kishë dhe në botë

U prezantua sot programi i punimeve të sesionit të dytë të Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin e Kishës, që fillon më 2 tetor në Vatikan

R.SH. / Vatikan

Kardinajtë Grech dhe Hollerich, së bashku me At Costa dhe Imzot Battocchio, të moderuar nga prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, Ruffini, ilustruan sot në zyrën e shtypit të Vatikanit detajet dhe ngjarjet e Asamblesë Sinodale që mbahet tetorin e ardhshëm në Vatikan. Kremtimi i lutjes pendestare kryesuar nga Papa është programuar me dëshmitë e tre viktimave të abuzimit, luftës dhe indiferencës ndaj migrimit. Ndër veçoritë e reja të Sinodit të ardhshëm: katër forume të hapura për publikun. Do të jetë të pranishëm sërish edhe dy ipeshkvij nga Kina.

Pra, një takim urate pendestare me dëshmi dhe një kërkesë faljeje, e cila është një e re, më pas një takim lutjeje ekumenike dhe mbi të gjitha një tërheqje shpirtërore në fillimin e punimeve së Sinodit të ardhshëm të Ipeshkvijve që do të mbahet në tetor në Vatikan. Takime, këto, që përsëriten edhe në seancën e punimeve të Sinodit që hapet më 2 tetor, gjatë të cilit do të ketë momente të ndryshme lutjeje, çdo të dielë dhe në gjysmë të punimeve. Kalendari i seancës së dytë të Sinodit kushtuar Sinodalitetit të Kishës karakterizohet me lutje dhe, si vitin e kaluar, do të ketë takime në Grupe të vogla pune.

Numri i delegatëve është i konsiderueshëm, një e katërta e pjesëmarrësve në Sinodin e tetorit 2024 nuk janë ipeshkvij. Ka laikë, rregulltarë dhe meshtarë. Pjesëmarrësit e Sinodit gjithsej janë 368, prej të cilëve 272 janë ipeshkvij dhe 96 janë joipeshkvij. I gjithë populli i Zotit është i ftuar të marrë pjesë në momentet e mëdha të lutjes dhe të krijojë raste për lutje ekumenike, falë Komunitetit Taizé, i cili është i gatshëm  t'i organizojë ato kudo botën sipas modelit të vigjiljeve të lutjes që zhvillohen në Vatikan. Takimi i lutjes, në fillim të punimeve të Sinodit, organizohet edhe nga Vikariati i Romës për të përfshirë edhe të rinjtë.

Përndryshe, nuk ka ndryshime të mëdha në kalendarin e punimeve në krahasim me Sesionin e Sinodit të 2023-ës, por ka një shtysë të fortë ekumenike dhe pendestare. Në fakt, takimi i lutjes në hapjen e punimeve të Sinodit organizohet me dëshmi, për njohjen e mëkateve që mund të përkufizohen si "sociale" si "mëkati kundër paqes - mëkati kundër krijimit, kundër popullatave indigjene, kundër migrantëve, pastaj është mëkati i abuzimit, mëkati ndaj grave, familjes, të rinjve, pastaj edhe mëkati i doktrinës së përdorur si gurë për t’u hedhur kundër varfërisë. Mëkati kundër sinodalitetit, mungesës së dëgjimit, bashkimit dhe pjesëmarrjes së të gjithëve". Natyrisht jo të gjitha me të njëjtën vlerë, por mbi të gjitha si akte kundër Ungjillit, tha kardinali Hollerich. 

Përdorimi i dokumenteve në faqen e internetit të Sinodit është i dobishëm dhe një risi për gazetarët që do të kenë mundësinë të marrin pjesë në forume mbi tema specifike. Metoda e punimeve të Sinodit është përditësuar dhe çdo moment bashkëndahet në faqen e internetit të Sinodit.

Jo vetëm diskutimet dhe votimi, pra, por një dinamikë "lutjeje dhe dëgjimi" e karakterizon Sinodin. Nuk do të ketë vendime të mëdha, por mbi të gjitha do të jenë sidomos biseda e ballafaqime. Dhjetë grupe studimore kanë zhvilluar temat e asamblesë së vitit 2023, të cilat megjithatë nuk do të vihen në diskutim. Pesë module, katër të dedikuara dokumentit bazë "Istrumentum Laboris" që do të diskutohet dhe më pas do të ketë grupe pune e seanca plenare dhe në fund raporti përfundimtar. Grupet (rrathët e vegjël) do të përdorin metodën e  "bisedës së Shpirtit" - një shoshitje e përbashkët dhe një fjalë e medituar dhe e ushqyer nga lutja, me disa përshtatje si p.sh. një zgjedhje temash bazuar në një lloj votimi për çështjet më të zgjedhura. Një draft i dokumentit përfundimtar do të paraqitet në ditën e tërheqjes së shpirtërore të ndërmjetme.

Ideja e Forumeve të hapura për publikun është interesante. Një risi që lind nga kërkesa e pjesëmarrësve në Sinod për të kuptuar më mirë çështjet sinodalale. Një rast i mirë për ata që ndjekin punën e Sinodit për të kuptuar më mirë çështjet dhe këndvështrimet e ndryshme teologjike. Momente këto në të cilat Kuvendi i Sinodit hapet nga jashtë. Sinodi i Ipeshkvijve po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një asamble kishtare. Qëllimi është ai i një "konvertimi" sinodal të mbarë Kishës. Objektivi duhet të jetë që alternimi midis qarqeve më të vogla dhe takimeve të përgjithshëm, që ky Sinod të jetë i frytshëm, duke ushqyer një vizion të përgjithshëm të Kishës.

Të gjitha ngjarjet publike të Sinodit do të transmetohen nga media e Vatikanit. Për pjesën tjetër, Sinodi, ai i vërtetë, mbetet konfidencial dhe asnjë delegat nuk mund të flasë për të, për çka pastaj do të ketë konferenca për shtyp të udhëhequra nga Komisioni i Informacionit, njësoj si vitin e kaluar.

16 shtator 2024, 16:08