Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Espana
Programe Podcast
Premio Ratzinger 2023 Premio Ratzinger 2023

Çmimi Ratzinger teologut O'Regan dhe skulptorit Sotoo

I pari është profesor i Teologjisë Sistematike në Universitetin Notre Dame në Indiana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; i vlerësuar veçanërisht nga studentët, ai i ka kushtuar disa artikuj figurës dhe mësimdhënies së Benediktit XVI; i dyti është autor i disa veprave në "Sagrada Familia" në Barcelonë, në vende të tjera në Spanjë, në Japoni dhe Itali. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 22 nëntor dhe çmimi do të dorëzohet nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin

R.SH. / Vatikan

Janë teologu Cyril O'Regan dhe skulptori Etsurō Sotoo ata që do të marrin çmimin Ratzinger 2024, më 22 nëntor, në orën 17:00, nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, në Sala Regia në Pallatin Apostolik, në Vatikan. Paraditën e 22 nëntorit të ardhshëm, në orën 7.15, në kripten e Bazilikës së Vatikanit do të kremtohet Mesha në përkujtim të Papës Benediktit XVI, te varri i tij. Më pas O'Regan dhe Sotoo do të priten në audiencë nga Papa Françesku.

Cyril O'Regan

Profesori O'Regan, irlandez, i lindur më 1952, është profesor i Teologjisë Sistematike në Departamentin e Teologjisë pranë Universitetit Notre Dame në Indiana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka studiuar filozofi në Irlandë dhe më pas ka kryer doktoraturën në Filozofi dhe Teologji në Universitetin Yale. , ku edhe ka dhënë mësim. Fushat kryesore të studimit të tij janë Teologjia Sistematike dhe Historia e Krishterimit. Autor i shumë artikujve dhe i disa veprave, duke përfshirë The Heterodox HegelGnostic Return in ModernityTheology and the Spaces of ApocalipticAnatomy of Misremembering: Balthasar’s Response to Philosphical Modernity, e Newman and Ratzinger që do të publikohet së shpejti, ai kryen një veprimtari mësimore intensive, është shumë i vlerësuar nga studentët dhe i ka kushtuar disa artikuj të rëndësishëm figurës dhe mësimdhënies së Joseph Ratzinger-Benediktit XVI.

Etsurō Sotoo

Sotoo, japonez, i lindur në Fukuoka 1953, ka diplomuar në Artet e Bukura në Universitetin e Kiotos, ku ishte edhe profesor. Ka dhënë mësim edhe në Osaka. Në vitin 1978, duke vizituar Barcelonën, i impresionuar nga ndërtimi i Bazilikës së "Sagrada Familia", kërkoi të punonte atje si skulptor, duke filluar nga Fasada e Lindjes së Krishtit, duke ndjekur udhëzimet e lëna nga Antoni Gaudí. U konvertua në krishterim dhe pagëzua. Ai është një ndër të devotshmit e zjarrtë të Gaudí, i përkushtuar gjithashtu edhe ndaj kauzës së tij të kanonizimit. Veprat e tij kryesore janë në pjesë të ndryshme në tempullin "Sagrada Familia" – e cila ndër të tjera është bekuar dhe përkushtuar pikërisht nga Benedikti XVI gjatë udhëtimit papnor në Barcelonë në vitin 2010 - por veprat janë edhe në vende të ndryhsme në Spanjë, Japoni dhe Itali, ku Sotoo në vitin 2015 krijoi ambon të Katedrales së Firences, në Santa Maria del Fiore. Etsurō Sotoo është i pari aziatik lindor dhe skulptori i parë që është vlerësuar me çmimin Ratzinger.

18 shtator 2024, 18:51
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031