10-vjetori i vizitës sё Papës në Shqipëri: Shqiponja në Flamurin tuaj, simbol shprese
R.SH. - Vatikan
10 vjetë më parë, mё 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi udhën e Shqipërisë, për të vizituar kontinentin e Vjetër - Evropën. E, gjatë vizitës së tij apostolike në Tiranё, Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi se “forca e besimit nё Zotin dhe e çdo komuniteti fetar është dashuria e Hyjit” qё fiton mbi çdo kundërshti e tё keqe. “Memoria e martirëve, që qëndruan besnikërisht në fenё e tyre në Zotin, gjatë diktaturës komuniste, është garanci për të ardhmen e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre është farë që sjell frytet e paqes e të bashkëpunimit vëllazëror”.
Ajo e Papës Bergolgio në Tiranë ishte një vizitë e cila në radhë të parë solli mesazhe të paharrueshme, mesazhe vlerësimi pa dyshim, por mbi të gjitha mesazhe shprese dhe besimi. Besimi tek Zoti, besimi tek e mira, besimi tek njëri tjetri, dhe mbi të gjithë, e solli popullin shqiptar me ato virtyte dhe parime, që i ka trashëguar brez pas brezi, në vëmendje të mbarë botës.
Vizita e 21 shtatorit 214 nё Tiranё, ishte një përqafim atëror i Papёs Françesku me mbarë Popullin Shqiptar, duke u nisur nga mё tё varfrit, tё mёnjanuarit, tё persekutuarit, pёr tё vazhduar me popullin e Zotit dhe tё gjithё qytetarët e Shqipërisë, pa dallim, e deri te udhëheqësit e komuniteteve fetare, autoritetet me të larta të vendit, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, te kryeministri, kryetari i bashkisë së Tiranës e të tjerë.
Me 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Françesku u takua me mbarë popullin shqiptar, të cilin e përshëndeti përzemërsisht duke i lënë, atë ditë të paharrueshme, edhe disa porosi, që ende sot janë aktuale për realitetin shoqëror të vendit, pa harruar kurrë se "shqiponja nuk e harron folenë…prandaj, fluturoni lart! e akoma "uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në Flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira".
Përshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nga vizita e tij e 21 shtatorit 2014 nё kryeqytetin e Shqipёrisё, Tiranё, qe ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarёsh”. Papa e bekoi Shqipёrinё dhe shqiptarёt: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha pёrshtypjet, nga eksponentë tё Kishёs Katolike, tё komuniteteve tё feve tjera tё vendit, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio, tё cilat i kushtuan faqet e para tё emisioneve tё tyre vizitës së Atit tё Shenjtё.
Kёto dy fjalё bekim e respekt pёrkufizojnё mё sё miri mёnyrёn si e pritёn shqiptarёt shtegtimin e parё apostolik nё Evropё tё Papёs Françesku, i cili shkoi tё pёrforconte nё fe besimtarёt katolikё, por edhe tё bekonte gjithё popullin shqiptar në udhën e vëllazërimit të demokracisë.