Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Réjouissance
Programe Podcast
L'incontro del Papa con il leader delle Comunità Organizzate degli Stati Uniti L'incontro del Papa con il leader delle Comunità Organizzate degli Stati Uniti

Papa takohet me krerët e Komuniteteve të Organizuara të Shteteve të Bashkuara

Pasditen e 28 gushtit, Ati i Shenjtë Françesku priti në Shtëpinë e Shën Martës drejtuesit e Komuniteteve të Organizuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët prezantuan udhën e re të Rrjetit Kishtar të Komuniteteve të Organizuara (REKOR) me strategji e synime në shërbim të së mirës së prëbashkët të më varfëreve, të frymëzuar nga Doktrina Sociale e Kishës Katolike.

R.SH. / Vatikan

“Bashkëndarja e udhës së përshkuar, deri tani, me Papën dhe konsultimi me të për hapat që duhen bërë në të ardhmen me Rrjetin Kishtar të Komuniteteve të Organizuara (Ecclesial Network of Organized Communities RECOR)”, ky është objektivi i takimit të drejtuesve të Komuniteteve të Organizuara të Shteteve të Bashkuara, Fondacioni i Zonave Industriale (IAF) – Perëndim/Jugperëndim - (Industrial Areas Foundation (IAF) - West / Southwest), me Papën Françesku që u mbajt në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, dje më 28 gusht.

Rreth njëzet udhëheqës, ndër ta meshtarë dhe laikë, i paraqitën Papës Rrjetin e ri kishtar të komuniteteve të organizuara (RECOR), i cili, i mbështetuar nga ipeshkvijtë katolikë, dëshiron të ketë një rol udhëheqës në formimin dhe zbatimin e Doktrinës Sociale të Kishës, që synon të garantojë "një mënyrë jetese me shije ungjillore" (FT, 1).

Sot paradite, përfaqësuesit e Industrial Areas Foundation (IAF) - West / Southwest u takuan me Emilce Cuda, Sekretare e Komisionit Papnor për Amerikën Latine (PCAL), për të biseduar rreth strategjive që shërbejnë për të ndërtuar ura midis vendeve të Amerikës së Jugut dhe Veriut në favor të së mirës së përbashkët.

Takimi me Papë Françesku

Gjatë takimit, që u mbajt në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, Papa Françesku inkurajoi liderët të ndërtojnë një urë sinodale "në mënyrë që popujt tanë të kenë një të ardhme për jetën". “Papa Françesku vlerëson shumë aftësinë e një populli për t'u organizuar. Vërtet pasuria e një populli gjendet pikërisht në aftësinë e tij për t'u organizuar".

Për më tepër, Françesku na kujtoi fjalët e Palit VI që pati pohuar se politika është shprehja më e fuqishme e bamirësisë”, tha Jorge Montiel, organizator i Fondacionit në Zona Industriale (IAF) në Shtetet e Bashkuara perëndimore dhe jugperëndimore, pas takimit me Atin e Shenjtë.

Maria Guadalupe Valdez, nga dioqeza e San Antonio, Teksas, njofton: "Papa na inkurajoi të ecim përpara, të veprojmë dhe të mos qëndrojmë indiferentë". Elizabeth Valdez, anëtare e Fondacionit të Zonave Industriale - Perëndim/Jugperëndim, kujton se rrjetet "përbëhen nga Kisha, sindikata, universitete dhe organizata të tjera, me pjesëmarrjen e shumicës së katolikëve, si dhe të Kishave protestante, sinagogave dhe xhamive".

29 gusht 2024, 10:06
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031