Një fryt pozitiv i dialogut mes Selisë së Shenjtë dhe qeverisë kineze
R.SH. / Vatikan
“Selia e Shenjtë mëson me kënaqësi se sot, më 27 gusht 2024, SH.T. Imzot Melchiorre Shi Hongzhen njihet zyrtarisht me të drejtën civile si Ipeshkëv i Tianjinit”. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit lajmin në lidhje me prelatin e komunës së Tianjin, në Republikën Popullore të Kinës, duke shtuar se "kjo masë përbën një fryt pozitiv të dialogut të vendosur ndër vite midis Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Kineze".
Të dhënat biografike
Imzot Shi Hongzhen, i lindur në vitin 1929, u shugurua meshtar më 4 korrik 1954 dhe u shugurua ipeshkëv ndihmës i Tianjin më 15 qershor 1982. Në qershor 2019 ai pasoi ImzotEtienneLi Side. Dioqeza e Tianjin, përfundon njoftimi, ka rreth 56 mijë besimtarë, të shpërndarë në 21 famulli kishtare, në të cilat shërbejnë 62 meshtarë dhe një numër i mirë murgeshash.