Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro assai
Programe Podcast
INDIA-ANNIVERSARY-MOTHER TERESA INDIA-ANNIVERSARY-MOTHER TERESA

Nënë Tereza e “margaritarët”, që i dilnin nga goja

Nënë Terezë, cila është dita më e bukur për ju? -“E sotmja! Sepse mund ta mbush përsëri me dashuri”. Cila ëshë gjëja më e bukur në botë?- “Dashuria. Sepse Zoti është dashuri!”...

R.SH. - Vatikan

Ata që patën fatin e madh të jenë pranë Nënë Terezës, mblodhën shumë margaritarë të çmuar që, gati vetvetiu, i dilnin nga goja, duke i mbushur me dritë gjestet e saj të përditshme, të vogla e të mëdha. Njëri prej tyre ishte Kardinali Angelo Comastri,  Vikar i Përgjithshëm Nderi i Papës për Qytetin e Vatikanit, i cili në librin e tij “Njoha një shenjtore”, mes tjerash pohon: "Mendoj se takimi me Nënë Terezën ishte një nga dhuratat e mëdha, që më bëri Zoti. E rrëfej se sa herë e takoja, më ngjallte në zemër një qetësi të pazakontë. Më dukej sikur më zbriste Zoti vetë në shpirt. Një herë më magjepsi mënyra sesi një gazetar e portretizoi me dy fjalë Motrën imcake: “Nënë Tereza është dritare e hapur, e Zoti doli në këtë dritare  e i buzëqeshi botës”. Më pëlqen shumë ky portret, sepse sa herë e takoja kisha pikërisht ndjesinë fizike të afrimit tek Zoti. Ndjeja se Zoti ishte në shpirtin tim".

Pra, ia vlen të ndalemi një çast e të reflektojmë për pyetjet, që iu bënë e, sidomos, për përgjigjet:

“Nënë Terezë, cila është dita më e bukur për ju?”.

“E sotmja! Sepse mund ta mbush përsëri me dashuri”.

“Njeriu më i rëndësishëm?”.

“Ky, me të cilin po flas.”

“Gjëja më e lehtë?”.

“Të gabosh”.

“E zanafilla e të gjitha të këqijave?”.

“Egoizmi, jam e sigurt”.

“Cila është zbavitja më e këndshme?”

“Puna, sepse pushtohem nga gëzimi, kur u jap pakëz gëzim të tjerëve”.

“Cilët janë profesorët më të mirë?”.

“Fëmijët, ngaqë nuk kanë maska!”.

“Sekreti i lumturisë?”.

“T’u bësh mirë të gjithëve… gjithnjë!”.

“Njeriu më i rrezikshëm?”.

“Ai që shtiret, sepse nuk e di kë ke përpara”.

“Ndjenja më çarmatosëse?”.

“Mllefi, sepse të shtyn të bësh të gjitha llojet e marrëzisë”.

“Cila është dhurata më e bukur?”.

“Fjala, sepse e bën të lum kë jep e kë merr”.

“Gjëja më e domosdoshme?”.

“Familja. Po, familja! Mos harroni se dhurata më e mirë që një atë mund t’u bëjë fëmijëve, është ta dojë nënën e tyre. E dhurata më e mirë, që mund t’u bëjë nëna, është ta dojë fort babain e tyre”. Përvoja  na  e kujton këtë me zë të lartë çdo ditë!”.

“Mbrojtja më e mirë?”

“Buzëqeshja, sepse të çarmatos!”.

“Ilaçi më i dobishëm?”.

“Optimizmi, sepse i shëron të gjitha sëmundjet”.

“Gjëja më  e bukur në botë?”.

“Dashuria. Sepse Zoti është dashuri!”

26 gusht 2024, 10:40
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031