Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Apothéose
Programe Podcast
Card. Peter Erdo, Arcivescovo di Esztergom-Budapest Card. Peter Erdo, Arcivescovo di Esztergom-Budapest

Kardinali Erdő: "Feja, gjëja më e rëndësishme në jetë"

Në një intervistë për mediat e Vatikanit, kryeipeshkvi i Esztergom-Budapestit, Kardinali Erdő flet për shtegtimin e tij në Hungari, para festës së Shën Shtjefnit, me ndikim të madh ndër zemra, si dhe para Solemnitetit të Zojës.

R.SH. - Vatikan

“Feja është gjëja më e rëndësishme në jetë, kështu që transmetimi i fesë, mësimi i fesë dhe, mbi të gjitha, kremtimi në liturgji, janë gjërat më të mëdha në jetë.” Kështu Kardinali Peter Erdő, kryeipeshkëv i Esztergom- Budapestit, Primat i Hungarisë, komenton bindjen, që e frymëzoi thirrjen e tij. Në këtë intervistë për Vatican Radio - Vatican News, kardinali flet për udhën e tij të fesë,  kultivuar në familje, në epokën e komunizmit, dhe për devocionin e popullit të tij në solemnitetin e Zonjës e në festën e Shën Shtjefnit, që në tokat hungareze festohet më 20 gusht. Më shumë se gjysma e Hungarisë është e krishterë, shpjegon ai, e pas regjimit komunist, feja ofron një farë shprese, në një Evropë që ka gjithnjë e më shumë prirjen të humbasë rrënjët e saj.

Shkëlqesia Juaj, së shpejti Hungaria do të kremtojë festën e Shën Shtjefnit. Cilat janë ngjarjet kryesore të programuara? Dhe pse është kaq e rëndësishme kjo festë?

Shën Shtjefni ishte mbreti i parë i krishterë i vendit. Gjatë mbretërimit të tij, para 1000 vjetësh, Hungaria u kristianizua. E jo me metoda  të ashpra, por më tepër me bindje dhe organizim. Shën Shtjefni simbolizon edhe unitetin e shtetit hungarez. Për këtë arsye, jo vetëm besimtarët katolikë, por të gjithë e respektojnë figurën e Shejtit dhe këtë festë, e cila festohet në nivel kombëtar.

Dy fjalë për programin e festës?

Përsa i përket programit, çdo vit dita fillon me një akt ushtarak: oficerët e rinj bëjnë betimin. Më pas janë ngjarjet politike, ndërsa pasdite ato fetare, Mesha shenjte para Bazilikës së Shën Shtjefnit dhe, më pas, kortezhi i madh me reliken, dora e djathtë e këtij mbreti të parë shenjt, që vijon të ruhet. Pas procesionit, në mbrëmjen e vonë, gjithmonë ka edhe fishekzjarre. Dita përfundon si një festë popullore.

Si do t'ia shpjegonit një të huaji se kush është Shën Shtjefni për hungarezët? E edhe pse kulti i tij është kaq i përhapur në Kishë?

Për hungarezët në përgjithësi është mbreti, i cili kishte parime të krishtera. Ai u bë i krishterë si babai i tij, Princi Géza, por edhe nga bindjet personale. Kështu bëri gjithçka për të forcuar kulturën dhe botëkuptimin e krishterë. Në Hungari kjo solli edhe zhvillim ekonomik si dhe marrëdhënie të reja me njerëzit rreth nesh. Për këtë arsye, historianët janë të bindur se mbijetesa e hungarezëve si popull varej nga ky vendim i madh. Shën Shtjefni donte që hungarezët të hynin në familjen e madhe të popujve të krishterë të Evropës. Ishte një vendim i madh, sepse mbreti kërkoi misionarë, veçanërisht nga perëndimi. Megjithatë, gjatë jetës së tij, Perëndimi i krishterë dhe Lindja nuk ishin ndarë ende. Shtjefni vdiq në vitin 1038, pra para Skizmës Lindore. Prandaj ai nderohet edhe në Kishën Ortodokse si shenjtor dhe apostull, që i priu kthesës së madhe të popullit të vet.

Figura e Shën Shtjefnit na kthen në fillimet e historisë së Hungarisë si  vend i krishterë. Në vendet e tjera evropiane kjo lidhje me rrënjët e tyre historike, të shënuara nga krishterimi, duket se po humbet. Ndonjëherë këto rrënjë madje duken të harruara, ose të mohuara. Çfarë mendoni për këtë prirje kulturore?

Për ne mbetet themelore enciklika Mit Brennender Sorge që Papa Piu, në vitin 1937, e publikoi pak para Luftës II Botërore. Në të saktësohet se kombet si bashkësi kulturore me gjuhën e tyre, me kujtesën, strukturat, kulturën përfaqësojnë një vlerë të vërtetë, i përkasin pasurisë së krijimit, prandaj janë të dashur për Krijuesin. Në disa vende në Bibël lexojmë se   Zoti do t'i gjykojë njerëzit në gjyqin e mbram. E edhe popujt, jo vetëm individët. Prandaj popujt luajnë një rol të caktuar në planin e madh të Zotit, ndonëse kombet nuk përfaqësojnë vlerën supreme. T’i shikosh kombet me këtë sy, do të ishte idhujtari, kështu që ne gjithmonë kërkojmë këtë ekuilibër, që e marrim nga mësimet papnore. E ky mësim duket se është tejet i rëndësishëm edhe sot.

14 gusht 2024, 12:17
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031