Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Presto
Programe Podcast
A Meeting Rimini mons Fisichella, 2024.08.23 A Meeting Rimini mons Fisichella, 2024.08.23

Imzot Fisichella: në atmosferën e dhunës dhe hakmarrjes, Jubileu është udhë shprese

Në Takimin e Riminit, pro-prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin foli për Vitin Shenjt e, duke shpjeguar vlerën e shpresës, nënvizoi se kënaqësia është falja e Zotit, dhuratë që nuk mund të "fitohet", sepse "nuk është gjë për t’u blerë, as për t’u shitur". Kryebashkiaku i Romës, Gualtieri, njoftoi se në kryeqytetin italian, gjatë jubileut, do të jenë mbi 100 mijë shtegtarë të pranishëm çdo ditë

R.SH. / Vatikan

Shpresa dhe falja: janë dy fjalët kyçe që Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin dhe përgjegjës për Jubileun 2025, i theksoi gjatë fjalës së mbajtur në Takimin e Rimini-t për të shpjeguar Vitin Shenjt, që Papa Françesku e shpalli me Bulën "Spes non confundit" (Shpresa nuk zhgënjen). Gjatë tryezës së rrumbullakët "Jubileu 2025", Imzot Fisichella përmendi temën e fushatës së lëvizjes kishtare ‘Comunione e Liberazione’ (Bashkimit dhe Çlirimit) për takimin e Riminit të këtij viti "Nëse nuk jemi në kërkim të gjërave themelore, atëherë çfarë kërkojmë?”, duke kujtuar se "pa shpresë nuk mund ta gjejmë themeloren,  që i përket pjesës kryesore të jetës së krishterë, sepse së bashku me fenë dhe bamirësinë, shpresa përfaqëson stilin e besimtarit”.

Shpresë, që bëhet gjest

Origjinaliteti i shpalljes së Jubileut - shpjegoi prelati - qëndron në unitetin e dy elementeve: vetë shpresës, por edhe “aftësisë për të dhuruar, për të ofruar, për të marrë pjesë, për të shërbyer e për të qenë shenja konkrete shprese”. Imzot Fisichella kujtoi se kjo nënkupton “rrugëtimin personal të gjithë Kishës, të njerëzimit, prandaj jemi shtegtarë! Në një periudhë si kjo, në të cilën ka kaq shumë dhunë të përditshme”.

Dhembshuria, falja e Zotit, "asgjë për t’u përfituar "

Shprehja “Të përfitosh nga indulgjencat  gjatë Vitit Jubilar - vazhdon proprefekti i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin - duhet shlyer. Nuk e kam përdorur kurrë këtë folje dhe do të doja të mos përdorej kurrë. Nuk ka asgjë për të fituar, sepse nuk ka asgjë për të blerë". Falja, shton imzot Fisichella, është dhuratë nga Zoti dhe "jubileu është shpallja e një faljeje të madhe, që na dhurohet". Imzot Fisichella kujton se Papa në Bulën e Shpalljes së Jubileut 2025, nënvizon se falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të na ndihmojë ta jetojmë më mirë në të ardhmen. “Në një klimë inati, dhune, hakmarrjeje, jubileu - nënvizon imzot Fisichella më tej - na kujton dhuratën e madhe të Zotit. Falja është hir, jo arritje. Të fitosh pasuri nuk do të thotë asgjë. Përvoja e faljes së Zotit ndodh përmes udhëtimit: shtegtimit, kalimit të Derës së Shenjtë, shpalljes së besimit, punës e bamirësisë. Lajmi është se Zoti vjen të të takojë".

Bukuria e Ungjillit

Në përfundim të takimit në Rimini, imzot Fisichella kujtoi punën e madhe, të padukshme, në organizimin e Jubileut të vitit 2025. "Pra, nëse mund të përdor analogjinë, puna vazhdon... e rëndësishme është që ne të jetojmë përvojën e fitimit të medaljeve". Por dëshira që jeton në zemrën e tij besimtari është ajo e një Kishe, e cila, duke jetuar Jubileun, “mund të bindet edhe më shumë për bukurinë dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme: ta çojë Ungjillin tek të gjithë”. Sepse Jubileu është shprehje e veçantë e ungjillëzimit".

Kryetari Romës Gualtieri, ndërhyrje në harmoni me magjisterin e Papës

Edhe komisioneri jubilar, kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri foli në video-lidhje për Vitin Shenjt 2025, parë si "sfidë që të bën të dridhen kyçet" por edhe si mundësi shpirtërore, e jo vetëm për ta bërë kryeqytetin italian "të bukur, efikas dhe gjithëpërfshirës", por, sidomos, në harmoni me vlerat e treguara nga Papa: solidaritetin, përfshirjen, mbrojtjen e krijimit, detyrën për t'i mirëpritur sa më mirë të gjithë.

E, kujtojmë,  gjatë Jubileut 2025 priten 33 milionë shtegtarë, më shumë se 100 mijë në ditë: numra të rëndësishëm - shpjegon kryebashkiaku - për të cilat Roma do të jetë gati!

23 gusht 2024, 12:08
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031