Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Kardinali  Czerny Kardinali Czerny  (ADN Celam)

Kard. Czerny në Panama: thirrja e Kishës është t’i mirëpresë dhe t’i mbrojë emigrantët

Kardinali Czerny, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Zhvillimin e gjithanshëm Njerëzor, po merr pjesë në një takim me ipeshkvijtë dhe veprimtarët e Baritorisë së Lëvizshmërisë Njerëzore të Konferencave Ipeshkvnore të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, në Panama, për t’i gjetur përgjigje të përshtatshme ndaj krizës së migracionit në rajon dhe ripohon ftesën e Papës për të mos i mbyllur dyert për ata që kërkojnë strehim dhe shpresë.

R. SH. - Vatikan

Me rastin e takimit në qytetin e Panamasë të ipeshkvijve dhe veprimtarëve të Kujdesit Baritor të Lëvizshmërisë Njerëzore të Konferencave Ipeshkvnore të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, kardinali Michael Czerny SJ, prefekt i Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor kryesoi një Meshë, të martën, më 20 gusht, në katedralen Santa Maria la Antigua. Veprimtaria, e cila filloi më 19 gusht dhe do të zgjasë deri të enjten, synon të trajtojë, njëheresh me krizën komplekse migratore që prek rajonin, angazhimin për zbatimin e veprimeve që mbrojnë dinjitetin njerëzor të popullsisë emigrante.

Emigrantë të rraskapitur dhe të sëmurë që vijnë "nga ferri"

Predikimi i përgatitur i lëshoi vendin reflektimit spontan, pasi kardinali Czerny vizitoi qendrën e pritjes së emigrantëve “Lajas Blancas” në Darien. Kardinali theksoi se emigrantët që mbërrijnë në Panama "vijnë nga ferri", të rraskapitur, të uritur dhe të sëmurë, pasi kanë përballuar rreziqe të panumërta. "Takuam emigrantë që erdhën nga ferri dhe tani po ktheheshin në tokën e njerëzve" - tha ai, duke kujtuar shumëllojshmërinë e origjinës së tyre e edhe vendet e largëta si Nepali, Angola, Haiti dhe Venezuela, prej nga vinin!

Për një mirëpritje të krishterë, vëllazërore e njerëzore

Prefekti i Vatikanit më pas bëri një paralelizëm ndërmjet situatës së emigrantëve dhe historisë së popullit të Izraelit, i cili, i prirë nga Moisiu, u detyrua të ikte nga frika dhe të përballej me pengesa të shumta në rrugën drejt lirisë. Kardinali Czerny kujtoi se migrantët e sotëm po ikin nga kontekste të ngjashme të shtypjes, abuzimit, pasigurisë dhe diskriminimit, duke përballuar urinë, etjen, lodhjen dhe sëmundjet në shtegtimin e tyre pa cak. Prelati i Lartë nënvizoi se “të gjitha këto vuajtje nuk rëndojnë shumë, nëse gjejnë pritje të krishterë, vëllazërore dhe njerëzore”. Pjesëmarrësit në festë Kardinali Czerny i ftoi t’i mbështesin e t’i mbrojnë të gjithë ata, që detyrohen të largohen nga strehtë e tyre.

Thirrja e Kishës është ta mirëpresë dhe ta mbrojë të huajin

Kardinali u ndal edhe në gjendjen e pasigurt të emigrantëve. Përsëriti para besimtarëve se Kisha ka thirrjen për të ndihmuar në atë, që duket e pamundur: të mirëpresë dhe të mbrojë ata, që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre. Përpjekja për të zhvilluar një Baritori Migracioni, që mbulon të gjithë rajonin e Amerikës, nga Kolumbia në Kanada, duke përfshirë Karaibet, sipas prefektit, është shprehje e dëshirës së Kishës për të qenë mjet i Zotit në krijimin e një mjedisi mikpritës dhe mbështetës për mërgimtarët, që kalojnë nëpër famullitë dhe dioqezat. Së fundi, kardinali Czerny nënvizoi se çdo takim me një emigrant është takim me Krishtin, i cili na thërret të hapim dyert tona dhe zemrat tona. Është përvojë transformuese, që sfidon çdo besimtar, të përgjigjet me bujari e me dashuri. "Këta njerëz të varfër na lejojnë të takojmë fytyrën e Zotit" - kujtoi në përfundim - duke i kërkuar bashkësisë së krishterë të mos ua mbyllë dyert atyre, që kërkojnë strehim dhe shpresë.

23 gusht 2024, 15:13
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031