Kërko

 Il 140.mo anniversario della Scuola Vaticana di Paleografia, Diplomatica e Archivistica e il 90.mo della Scuola Vaticana di Biblioteconomia Il 140.mo anniversario della Scuola Vaticana di Paleografia, Diplomatica e Archivistica e il 90.mo della Scuola Vaticana di Biblioteconomia

Arkiva dhe libra, përvjetorë të jashtëzakonshëm për dy shkolla në Vatikan

Audienca e Papës do të hapë më 13 maj ditën e studimit për të festuar 140-vjetorin e Shkollës Vatikanase të Paleografisë, Diplomatikës dhe Arkivistikës dhe 90-vjetorin e Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit. Ngjarja u paraqit sot në mëngjes në Zyrën e Shtypit të Vatikanit. U fol, ndërmjet tjerash, për misionin origjinal, të ndërthurur me teknologjitë e reja

R.SH. / Vatikan

Depo unike të kujtesës dhe të zgjuarsisë njerëzore shtresuar gjatë shekujve brenda këndvështrimit të përbashkët njerëzor dhe kishtar: Arkivi Apostolik i Vatikanit dhe Biblioteka Apostolike e Vatikanit i përfaqësojnë të gjitha këto. E njeriu e kupton menjëherë se sa e çmuar është Shkolla e Paleografisë brenda tyre, Studimet Diplomatike dhe Arkivore, themeluar nga Leoni XIII 140 vjet më parë dhe Shkolla e Shkencave Bibliotekare, themeluar nga Piu XI, 90 vjet më parë.

Janë dy përvjetorë që do të festohen me një ditë studimi më 13 maj, ngjarje e paraqitur sot në mëngjes në Sallën e Shtypit të Vatikanit nga Imzot Angelo Vincenzo Zani, Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake; Imzot Sergio Pagano, prefekt i Arkivit Apostolik të Vatikanit dhe drejtor i Shkollës së Paleografisë, Diplomatikës dhe Studimeve Arkivore të Vatikanit; Don Mauro Mantovani, prefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit dhe drejtor i Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit.

Sfida të vjetra dhe të reja

“Mundësitë për të rigjurmuar historinë dhe qëllimi i dy shkollave, parë me me sytë drejt perspektivës së ardhshme”: kështu e nënvizoi Imzot Vincenzo Zani rëndësinë e kremtimit të dy përvjetorëve të jashtëzakonshëm. Ai kujtoi se Papa Ratti foli për "kultin e shkencës dhe përpjekjen fisnike rreth shkencës", ose - shpjegoi - për plejadën e disiplinave të ndryshme, që synojnë studimin, ruajtjen, vlerësimin dhe trajtimin më të mirë të pasurive arkivore dhe librore. Synohet edhe të bëhen më të njohura dy shkollat, të cilat - kujton - "kanë për detyrë të mbledhin, të ruajnë dhe të vënë në dispozicion të të gjithëve trashëgiminë e pasur, të ruajtur, që dija të përhapet kudo". Duke kujtuar se Biblioteka Apostolike u krijua nga Papa Nikolla V, në vitin 1451 dhe Arkivi nga Pali V, më 1610, Imzot Zani citoi Papën Françesku, për të sqaruar objektivat: "mbajtja gjallë e rrënjëve" dhe "kultivimi i kujtesës". Sfidat nuk mungojnë: Imzot Zani fotografoi "skenarin aktual në ndryshim të paparashikueshëm, të karakterizuar nga shpejtësia me të cilën teknologjitë ndryshojnë dhe gjithashtu ndikojnë thellësisht në prodhimin e përmbajtjeve intelektuale, si dhe nga paqëndrueshmëria dhe qëndrueshmëria e trashëgimisë dixhitale, ndërmjet formateve në ndryshimin e vazhdueshëm dhe vjetrimi i shpejtë i pajisjeve dhe aplikimeve”. Bie në sy angazhimi: ruajtja e thirrjes së thellë dhe të konsoliduar humaniste, duke përqafuar, në të njëjtën kohë, forma të reja të përpunimit dhe të përhapjes së njohurive. Në veçanti, imzot Zani nënvizoi se “ishte e rëndësishme që të dy shkollat ​​të hynin në dialog me dispozitat e zhvilluara gjatë njëzet viteve të fundit nëpërmjet të ashtuquajturit “Procesi i Bolonjës”, krijuar për të lehtësuar qarkullimin ndërkombëtar të mësuesve dhe nxënësve përmes njohjen e kualifikimeve përkatëse.

Dy kuriozitete nga Arkivi

Prefekti imzot Sergio Pagano kujtoi se Carlo Emilio Gadda, i cili kishte qenë në Vatikan që nga viti 1931 për shkak të punësimit të tij në Shërbimet Teknike si regjent i seksionit teknologjik të Zyrës Qendrore, u regjistrua në Shkollën Arkivore në vitin 1936, edhe pse nuk e përfundoi kursin. Ndërkaq Giuseppe Tomasi di Lampedusa në The Leopard citon sekretarin e kardinalit të Palermos, Don Pacchiotti, i cili - kujtoi imzot Pagano - kishte qenë student i Shkollës së Paleografisë.

Duke folur për vlerat themelore, prefekti Pagano kujtoi edhe "klimën e favorshme për studimet historike gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të" si dhe letrën Saepenumero considerantes të 18 gushtit 1883 me të cilën Papa Leoni XIII propozoi që studiuesit katolikë të hynin përsëri në fushën shkencore në fuqi, sidomos në atë historike, pa ngurrim e pa frikë. Papa deklaronte: “Hetimeve të lodhshme dhe të durueshme duhet t'u kundërvihet më pak histori; nazeve të opinioneve, urtia e kritikës. Duhet bërë gjithçka e mundur për të rikthyer në dritën e vërtetë faktet e keqinterpretuara ose të hamendësuara, duke iu drejtuar burimeve; sidomos shkrimtarët duhet ta kenë parasysh këtë, sepse është ligji i parë i historisë, që kërkon të mos thuhet asgjë e rreme, as të heshtet asgjë e vërtetë.

Hapja e Arkivave të Vatikanit u dekretua në fund të vitit 1880 dhe u krye   në fillim të vitit 1881, e Motu proprio “Që nga fillimi” e 1 majit 1884 përmban rregulloret e Arkivit dhe rregulloret për Shkollën. Në vitin 1923,  nën Piun XI, pranë Shkollës vatikanse të Paleografisë, u hap një kurs i vogël arkivistike, për të stërvitur nxënësit në punën me kartat e dorëshkrimet. Në mënyrë që të kënaqnin  edhe studiuesit më autoritarë.  Prandaj, emri i Shkollës ndryshoi: u quajt Shkolla e Paleografisë.

Bibliotekomania dhe "diplomacia kulturore"

Qëllimi kryesor i kremtimeve - sqaron Don Mauro Mantovani - nuk është të shikojmë të kaluarën, por të kujdesemi për studimet e specializuara në shkencat bibliotekare si "në një fushë pjellore në të cilën mund të ushtrohet ndërdisiplinariteti i fortë, duke praktikuar një vizion të përgjithshëm". Paradigmës së kompetencës i shtohet pra "aftësia për t'iu përshtatur konteksteve të ndryshme të përdorimit dhe zhanrit të bibliotekave, al long life learning”(për mësim jetëgjatë).

Del në pah një përgjegjësi e veçantë: puna në shërbim të brezave të ardhshëm e bën bibliotekarin punonjës të "diplomacisë kulturore". Prandaj - nënvizon Don Mantovani – sa më e madhe të jetë trashëgimia e librit e një institucioni, aq më e madhe duhet të jetë ‘trashëgimia njerëzore’ e atyre që punojnë atje”.

Një shikim jubileun

Duke folur për të ardhmen e afërt, Don Mantovani sqaron se ka nisma në përgatitje për jubileun. Përmendim në veçanti një ekspozitë kushtuar temës së udhëtimit: bëhet fjalë për vlerësimin e Fondit Poma. Pastaj duhet kujtuar edhe projekti për një ekspozitë të veçantë të monedhave. Më tej, Don Mantovani njofton se Osaka Expo në Japoni në vitin jubilar do të jetë një mundësi për shkëmbim. Don Mantovani kujton edhe kursin e parë të Shkollës së Shkencave të Bibliotekës së Vatikanit, i cili pati filluar më 13 nëntor 1934, për të cituar më pas Proluzionin në të cilin kardinali i mëpasëm Eugène Tisserant "tregon, me foljet e mëposhtme, identitetin dhe profesionalizmin e bibliotekarit që do të formohej: të ketë kujdes, të ruaj, të vlerësojë, të rendisë, të përmirësojë! Janë pikërisht këto – pohon ai – objektivat që duhen mësuar, për t’u vënë pastaj në jetë.
 Më poshtë, deklaratat e Don Mauro Mantovani

Dita e 13 majit

Papa Françesku do të mirëpresë studentët dhe stafin mësimdhënës të dy shkollave në sallën Klementine të Pallateve Apostolike mëngjesin e 13 majit. Më pas konferenca do të zhvillohet në Universitetin Papnor Urbanian, e drejtuar nga Imzot Zani. Përveç prefektëve të dy shkollave do të flasin sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin; rektori i Universitetit Papnor Urbanian, Vincenzo Buonomo; ambasadori italian në Selinë e Shenjtë, Francesco Di Nitto; zv/rektori për autonominë organizative, risimin administrativ dhe planifikimin e burimeve të Universitetit La Sapienza të Romës, Marco Mancini.

10 maj 2024, 16:04