Kërko

Uffici giudiziari Città del Vaticano Tribunale processo Uffici giudiziari Città del Vaticano Tribunale processo

Vatikani, Papa modifikon disa rregulla për çështjet gjyqësore

Me një Letër apostolike në formën Motu proprio, Françesku ndryshon ligjet që rregullojnë sistemin gjyqësor, ekonomik dhe social. Gjykatësit civilë e kryejnë detyrën deri në moshën 75-vjeçare, kardinajtë, deri në moshën 80-vjeçare.

R.SH. / Vatikan

Vitet e përvojës "na bënë ta ndiejmë nevojën" për një sërë ndryshimesh në sistemin gjyqësor të Vatikanit dhe "për dinjitetin profesional e trajtimin ekonomik të gjykatësve të zakonshëm të Gjykatës dhe të Zyrës së Promovuesit të Drejtësisë"- shpjegon shkurt në fillim të Letrës së tij në formën e Motu proprio, duke shpallur sot vendimin për të bërë ndryshime në disa aspekte të punës në gjykatat e Vatikanit.

Kufijtë e moshës për gjyqtarët kardinaj dhe magjistratët

Françesku vendos rregullat e reja në 6 nene, duke filluar nga ndërprerja e punës së gjykatësve të zakonshëm me mbushjen e moshës 75 vjeç, ndërsa për gjykatësit kardinaj, pragu i largimit nga shërbimi do të jetë 80 vjeç. Megjithatë, Papa mund të vendosë të qëndrojnë në detyrë përtej këtyre kufijve.

Përjashtimet nga kufijtë

Në përkim me "parimin e pandryshueshmërisë së gjykatësit dhe për të siguruar kohëzgjatjen e arsyeshme të procesit" - lexojmë në Motu proprio - Papa, për vitin gjyqësor në të cilin presidenti pushon së ushtruari detyrën, mund të emërojë një gjykatës ndihmës, i cili merr detyrën me përfundimin e pararendësit. Pohohet gjithashtu se Papa "mund t’i largojë në çdo kohë nga shërbimi, qoftë edhe përkohësisht, gjykatësit të cilët, për shkak të paaftësisë së provuar, nuk janë në gjendje ta kryejnë detyrën".

Nenet e mëvonshëm specifikojnë kushtet në lidhje me shpërblimin, pagesën e largimit dhe përfitimet e sigurimeve shoqërore. Vëmendje i kushtohet edhe pjesës së punës së gjykatësve.

19 prill 2024, 13:05