Kërko

2024.04.14 Processione con la Croce dei Giovani a 40 anni dal primo raduno dei giovani con Papa in Piazza San Pietro (14 aprile 1984) 2024.04.14 Processione con la Croce dei Giovani a 40 anni dal primo raduno dei giovani con Papa in Piazza San Pietro (14 aprile 1984)

Të rinjtë në Vatikan, Kard. De Mendonça: falënderojmë Zotin për DBR-së

Dyzet vjet më parë, më 14 prill 1984, mbledhja e parë e të rinjve në Sheshin e Shën Pjetrit me Papën dhe fillimi i Ditëve Botërore të Rinisë. Dje, për të kremtuar përvjetorin, procesioni, vigjilja e lutjes, adhurimi dhe Mesha e kryesuar nga prefekti i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin, në Qendrën San Lorenzo.

R.SH. / Vatikan

Kanë kaluar 40 vjet që nga 14 prilli 1984, kur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, u mblodhën për herë të parë të rinjtë të cilët, duke mbajtur kryqin në procesion, u drejtuan kah Qendra Ndërkombëtare Rinore San Lorenzo dhe morën pjesë në Meshën Shenjte dhe e përfunduan ditën me Adhurimin.  Ishte pikërisht kjo ngjarje, që shënoi fillimin e Ditëve Botërore të Rinisë, të ashtuquajturat DBR, takime të mëdha ndërkombëtare, që mbledhin djem dhe vajza nga të pesë kontinentet rreth Papës në vise të ndryshme të botës. Të nisura nga Shën Gjon Pali II, ato shënuan katër dekadat e fundit të Kishës. E fundmja u zhvillua në Lisbonë, në gusht 2023, me Papën Françesku; e ardhmja do të jetë në Seul, Koreja e Jugut, në vitin 2027, paraprirë nga Jubileu Rinor në Romë, më 2025.

Kortezhi me Kryqin në Sheshin e Shën Pjetrit
Kortezhi me Kryqin në Sheshin e Shën Pjetrit

Kortezhi me Kryqin në Sheshin e Shën Pjetrit

Meshë në Qendrën San Lorenzo

Për të kujtuar përvjetorin e mbledhjes së parë në Shën Pjetër, në Qendrën San Lorenzo, në Romë u kremtua një meshë, kryesuar nga kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin, i cili në predikim, nënvizoi: “Sot falenderojmë Zotin për frymëzimin e madh që Shën Gjon Pali II pati në mbledhjen e DBR-së së parë. Falenderojmë edhe për mënyrën se si i jetuan Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku këto ditë , si çast i domosdoshëm për Kishën”.

Vitet e fundit - nënvizoi më tej kardinali - Ditët Botërore të Rinisë dhanë shumë fryte: “Frytet e shpresës dhe të dashurisë, frytet e rinisë, pranverës në zemrën e Kishës”. Më pas kujtoi ftesën e Jezusit për të gjithë të rinjtë: “Ejani, prekni, shikoni, hani” - për të përsëritur se: “Krishti është vendimtar në jetën e njeriut. Rëndësia e Krishtit nuk është e vërtetë teorike abstrakte, është diçka që e kemi prekur”.

Kardinali de Mendonça vuri në dukje edhe se, gjatë DBR-së të rinjtë nga e gjithë bota përjetojnë gëzimin e shpirtit besimtar, gëzimin e realizimit të vëllazërisë njerëzore, të përqafimit me njëri-tjetrin, të lutjes dhe adhurimit së bashku, të dëgjuarit, të qeshurit, të qarit, ndaj e vlerësojnë këtë përvojë të Kishës si thesar. “Kjo e transformon jetën: transformoi historinë e të mëdhenjve dhe vazhdon të transformojë jetën tonë, historinë tonë. Krishti nuk na do spektatorë. Krishti na dëshiron dëshmitarë. E dëshmitar është ai që thotë 'Pashë me sy, dëgjova me veshë, preka me dorë'. Kjo na bën Kishë misionare, Kishë në shtegtim".

Mesha e kremtuar nga Kardinali de Mendonça në Qendrën San Lorenzo
Mesha e kremtuar nga Kardinali de Mendonça në Qendrën San Lorenzo

Mesha e kremtuar nga Kardinali de Mendonça në Qendrën San Lorenzo

"Mos rri në ballkon..."

Kardinali Tolentino de Mendonça kujtoi, më pas, fjalët e Papës Françesku për t’i nxitur të rinjtë: "Mos qëndroni në ballkon duke parë historinë që kalon, por qëndroni në mes të historisë, duke bërë zhurmë... Zhurmë që nuk është vetëm zhurmë, por është lajmi i mirë". Ai citoi edhe Gjon Palin II që pati thënë "se të rinjtë janë ungjillëzuesit e parë të të rinjve të tjerë". "Krishti mbështetet tek ju, për të shëruar plagët. Tek ju, për të ndërtuar jo një kulturë vdekjeje, por një kulturë jete” - shtoi kreu i Dikasterit, duke e mbyllur predikimin e tij me ftesën për të shikuar Marinë, “që është e pranishme në çdo DBR dhe “pikë referimi që na ndihmon të shikojmë Krishtin”.

Të pranishëm, “të rinjtë” e takimit të parë

Të pranishëm në Meshë ishin Gleison De Paula Souza, sekretar i Dikasterit të Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën; Bashkësia Shalom, që kujdeset për baritorinë në kishën e San Lorenzo-s e gjithashtu shumë nga njerëzit që qenë të pranishëm në tubimin e 1984-ës. Sonte, e diel, 14 prill,  me rastin e përvjetorit, në Qendrën San Lorenzo do të kremtohet sërisht mesha, në orën 18.15, e kryesuar këtë herë nga Kardinali Lazarus You Heung-sik, prefekt i Dikasterit për Klerin. Në vijim, një çast dëshmish.

14 prill 2024, 14:41