Kërko

Il Dicastero per la Dottrina della Fede, Vaticano Il Dicastero per la Dottrina della Fede, Vaticano

Dikasteri për Doktrinën Fesë, më 8 prill një dokument mbi dinjitetin njerëzor

Deklarata "Dignitas Infinita" do të publikohet të hënën e ardhshme dhe do të prezantohet në të njëjtën ditë në zyrën e shtypit të Vatikanit nga Kardinali Fernandez, prefekt i Dikasterit, nga sekretari imzot Armando Matteo dhe nga profesoresha Paola Scarcella.

R.SH. / Vatikan

Dignitas Infinita”, ky është titulli i deklaratës mbi temën e dinjitetit njerëzor të hartuar nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë e cila do të publikohet më 8 prill. Dokumenti do të prezantohet në të njëjtën ditë, në orën 12, në një konferencë shtypi në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, nga Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë, kardinali Víctor Manuel Fernández, nga Imzot Armando Matteo, sekretar i Seksionit Doktrinor të të njëjtit Dikasteri, nga Profesoresha Paola Scarcella, nga Universiteti Tor Vergata dhe Universiteti Lumsa të Romës, përgjegjëse për Katekizmit e personave me aftësi të kufizuara në Komunitetin e Shën Egjidit. Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në streaming në kanalin YouTube Vatican News duke u lidhur me faqen e internetit Vatican News.

Që nga nëntori i vitit 2023, Dikasteri i Selisë ës Shenjtë për Doktrinën e Fesë, udhëhequr nga Kardinali Fernández ka përhapur disa dokumente në përgjigje të pyetjeve të ipeshkvijve ose kardinajve mbi tema e çështje të ndryshme: mundësinë që njerëzit transeksualë të marrin Pagëzimin, si dhe fëmijët e çifteve homoseksuale madje edhe nëse lindin nga “mitra me qira”; ndalimi për katolikët të regjistrohet e t'i bashkohen masonerisë; vendosja e hirit të të vdekurve në shtëpi; inkurajimi i nënave single për të pasur qasje në Sakramente. Më 18 dhjetor, i njëjti Dikaster i Vatikanit publikoi dokumentin doktrinor Fiducia Supplicans , i cili hap mundësinë e bekimit të çifteve "të parregullta", por jashtë çdo riti dhe imitimi të martesës.

02 prill 2024, 13:06